Flash

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Zbulohet arsyeja e mungesës së Sean Penn në Oscars 2026

Lapsi.al 16 March 2026
Zbulohet arsyeja e mungesës së Sean Penn në Oscars 2026

Aktori i njohur amerikan Sean Penn nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e Oscars 2026, kur u shpall fitues i çmimit për Aktorin më të mirë në rol dytësor.

Sipas raportimeve të New York Times, aktori kishte udhëtuar drejt Evropës dhe planifikonte të vizitonte Ukrainën në kohën kur në Hollywood po zhvillohej ceremonia më e madhe e industrisë së filmit.

Penn fitoi çmimin për rolin e tij si Steven J. Lockjaw në filmin e Paul Thomas Anderson, “One Battle After Another”. Burime të cituara nga gazeta, të cilat folën në kushte anonimiteti, thanë se plani i tij në fund të javës së kaluar ishte një vizitë në Ukrainë, megjithëse nuk u specifikua se çfarë aktivitetesh do të zhvillonte apo në cilën pjesë të vendit do të qëndronte.

Po ashtu, sipas tyre, ekziston mundësia që itinerari i aktorit të ketë ndryshuar.

Në ceremoninë e Oscars, çmimi në emër të tij u pranua nga fituesi i vitit të kaluar, aktori Kieran Culkin, i cili bëri edhe një shaka gjatë momentit të ndarjes së çmimit duke thënë:

“Sean Penn nuk mundi të ishte këtu këtë mbrëmje, ose ndoshta nuk deshi, kështu që po e pranoj unë çmimin në emër të tij.”

Me këtë fitore, Sean Penn tashmë numëron tre çmime Oscar në karrierën e tij. Ai më parë ka fituar çmimin për Aktorin më të mirë për rolet në filmat “Mystic River” (2004) dhe “Milk” (2009).

Aktori ishte gjithashtu i nominuar në të kaluarën për filmat “Dead Man Walking” (1995), “Sweet and Lowdown” (1999) dhe “I Am Sam” (2001).

Fitorja e fundit e vendos Penn në të njëjtin nivel me disa nga legjendat e aktrimit si Daniel Day-Lewis, Jack Nicholson, Meryl Streep dhe Ingrid Bergman, të cilët gjithashtu kanë fituar nga tre çmime Oscar.

Vlen të theksohet se Penn kishte munguar edhe në ceremonitë BAFTA dhe SAG Awards, ku gjithashtu kishte triumfuar në kategorinë e aktorit më të mirë në rol dytësor për të njëjtin rol.

Të këshilluara

Çmimet Oscar 2026: Lista e plotë e fituesve

Ceremonia e 98-të e çmimeve Oscar u mbajt ditën e djeshme në Dolby Theater në Los Angeles, duke bashkuar yjet më të mëdhenj të Hollywood-it në një mbrëmje spekt...

14:25

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht martesën e Leka II Zogu, Princ i Shqiptarëve, me Blerta Celibashin. Sipas komunikatës zyrtare, martesa është...

17:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI