Flash

Shpërthimi me tritol në makinë, arrestohen 7 persona, zbardhen detaje nga ngjarja

Lapsi.al 16 March 2026
Shpërthimi me tritol në makinë, arrestohen 7 persona, zbardhen

Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin me lëndë plasëse që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 10 marsit në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku u dëmtua një automjet në pronësi të shtetasit O. K. Nga shpërthimi u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Në pranga kanë rënë 7 persona të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje, të cilët sipas policisë vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal dhe kanë precedentë të mëparshëm penalë. Tre persona të tjerë u ndaluan për përkrahje të autorit, ndërsa si porositës i vendosjes së eksplozivit dyshohet një 33-vjeçar që aktualisht ndodhet në burgun e Fushë-Krujës.

Sipas hetimeve, autori i dyshuar ka vendosur dhe aktivizuar lëndën plasëse në automjet, ndërsa është ndihmuar nga bashkëpunëtorët për sigurimin e informacionit mbi vendndodhjen e mjetit, lëndën eksplozive, si dhe për transportin dhe strehimin pas ngjarjes.

Gjatë operacionit policia sekuestroi disa prova materiale, mes tyre biçikletën e përdorur gjatë krimit, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit, rroba dhe telefona celularë. Hetimet vijojnë nga Prokuroria e Tiranës për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Kjo javë nis me kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të de...

08:07

Gjermania distancohet nga konflikti me Iranin

Gjermania nuk ka ndërmend të marrë pjesë në një mision të mundshëm ndërkombëtar për të mbrojtur anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit, tha sot Ministri i Jas...

06:54

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI