Flash

“Nuk është Rabiot”, “CDK më i fortë”, “I duhet kohë”… Jashari, 40 milionë dyshime

Lapsi.al 16 March 2026
“Nuk është Rabiot”, “CDK më i

Le të nisemi nga shifrat: 12 paraqitje sezonale, nga të cilat 4 si titullar, asnjë gol, asnjë karton, një asist. A duket ky identikiti i një lojtari prej 40 milionësh? Me sa duket jo, megjithatë në verë Milani, pas një joshjeje të gjatë dhe të vështirë, derdhi 39 milionë në arkat e Bruges për të veshur me kuqezi mesfushorin zviceran të lindur në 2002 Ardon Jashari, që ndodhet në Itali prej gati një viti, por që mbetet ende një objekt misterioz në skuadrën në dispozicion të teknikut Massimiliano Allegri.

Nga Roma në Romë

Sigurisht, aventura e tij me kuqezinjtë nuk nisi në mënyrën më të mirë për shkak të frakturës së përbërë të fibulës së djathtë të pësuar në fund të gushtit pas një përplasjeje në stërvitje me Santi Giménez, që e mbajti larg fushave për tre muaj, por që nga momenti që u rikthye në dispozicion nuk ka arritur kurrë të lërë gjurmë. Nga 4 dhjetori, dita e rikthimit në fushë në Romë kundër Lazios në Kupën e Italisë, deri më 15 mars, dita kur luajti titullar sërish kundër Lazios dhe sërish në Olimpico në ndeshjen që praktikisht i dorëzoi titullin Interit, praktikisht nuk ka lënë asnjë shenjë.

Roli

I ardhur pasi kishte fituar çmimin e lojtarit më të mirë të kampionatit zviceran si mezz’ala, në fillim Allegri e përdori kryesisht në rolin e regjisorit si zëvendës i Modric dhe nuk la shumë përshtypje, por edhe kur, si dje, u rreshtua në rolin e tij natyral, sigurisht nuk bindi. “Nuk mbulon gjithë atë fushë që mbulon Rabiot”, tha një ish i madh si Massimo Ambrosini për të shpjeguar vështirësitë e mesfushorit të kombëtares zvicerane (4 paraqitje), i cili edhe pse kur ishte i vogël kishte qenë në San Siro për të bërë tifo për Milanin, ende nuk ka arritur të hyjë në zemrat e tifozëve kuqezi.

Më mirë CDK

Tifozët që në rrjetet sociale nuk kursejnë kritikat për lojtarin me origjinë shqiptare Jashari, të cilin e konsiderojnë shumë “të lehtë” për kampionatin italian, “jo shumë të shpejtë” dhe pak vendimtar. Të pashmangshme krahasimet me një tjetër lojtar të blerë në të kaluarën nga Bruges: “Mes tij dhe De Ketelaere ka një humnerë”. Por ka edhe nga ata që kujtojnë dëmtimin në fillim të sezonit dhe, të mbështetur edhe nga të dhënat pozitive për saktësinë e pasimeve, mendojnë se gjykimi duhet shtyrë për vitin e ardhshëm.

Dyshimet

Sigurisht mosha (24 vjeç për t’u mbushur në korrik) është në anën e tij dhe sigurisht stërvitja me Modric dhe Rabiot nën urdhrat e Allegrit vetëm mund ta bëjë të rritet, por në pritje për të njohur plotësisht cilësitë e tij dhe në pritje që të lërë gjurmë me kuqezinjtë, disa pyetje për drejtuesit e Djallit lindin spontanisht: a ishte e drejtë të investohej një shifër kaq e rëndësishme për një lojtar me ato karakteristika kur ishte blerë tashmë Ricci? A nuk do të ishte më mirë të investohej për një sulmues apo për një mbrojtës qendror në vend që të shpenzoheshin 40 milionë për rezervën e Rabiot, i cili kur është mirë luan gjithmonë? Cilat janë planet për sezonin e ardhshëm? Do të luajë titullar?

Jashari është një objekt misterioz, me shumë pikëpyetje dhe shumë dyshime: le të themi 40 milionë dyshime…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI