Flash

Hapet gjyqi i apelit për Ish-presidentin francez/ Sarkozy rrezikon 10 vite burg

Lapsi.al 16 March 2026
Hapet gjyqi i apelit për Ish-presidentin francez/ Sarkozy rrezikon 10 vite

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me akuzat se kishte komplotuar për të marrë fonde të paligjshme për fushatën e tij presidenciale nga regjimi i diktatorit të ndjerë libian, Muammar Gaddafi.

France24 shkruan se, Sarkozi, i cili ka mohuar çdo shkelje, hyri në një burg në Paris në tetor, ku vuajti 20 ditë para se të lirohej në pritje të apelit. 71-vjeçari hyri në Gjykatën e Apelit të Parisit përpara seancës dëgjimore të së hënës, duke shtrënguar duart me policinë dhe avokatët përpara se të ulej në rreshtin e parë të bankës së të akuzuarve.

Në rigjykimin, i cili do të zgjasë deri më 3 qershor, ish-kreu i shtetit prezumohet përsëri i pafajshëm. Sarkozy është përballur me një sërë problemesh ligjore që kur u largua nga detyra dhe tashmë ka marrë dy dënime përfundimtare në raste të tjera. Në njërën prej tyre, ai mbante një etiketë elektronike në kyçin e këmbës për disa muaj, derisa iu hoq në maj të vitit të kaluar, pasi u dënua për përpjekje për të nxjerrë favore nga një gjyqtar.

Dhe në tjetrin, ai do të duhet të vuajë më shumë kohë për financim të paligjshëm të përpjekjes së tij të dështuar për rizgjedhje në vitin 2012. Në të ashtuquajturin çështje libiane, ai ka apeluar një dënim me pesë vjet burg. Një gjykatë e shkallës së parë në shtator e dënoi Sarkozin për konspiracion kriminal mbi atë që e quajti një skemë për të siguruar fonde libiane për kandidimin e tij presidencial të vitit 2007.

Por nuk arriti në përfundimin se Sarkozy i mori ose i përdori fondet për fushatën. Ekipi i tij ligjor apeloi menjëherë, por gjykata e shkallës së parë urdhëroi që ai të dërgohej pas hekurave, duke përmendur "rëndësinë e jashtëzakonshme" të dënimit.

Më 21 tetor, ai u bë ish-kreu i parë i një shteti të Bashkimit Evropian që u burgos. Në gjyqin fillestar, prokurorët kishin argumentuar se ndihmësit e Sarkozisë, duke vepruar në emër të tij, arritën një marrëveshje me Gadafin në vitin 2005 për të financuar në mënyrë të paligjshme fushatën e tij fituese të zgjedhjeve presidenciale dy vjet më vonë.

Sarkozi shkroi një libër për kohën e tij në burg. Hetuesit besojnë se në këmbim, Gadafit iu premtua ndihmë për të rivendosur imazhin e tij ndërkombëtar, pasi Tripoli u fajësua për bombardimin e një avioni pasagjerësh mbi Lockerbie të Skocisë në vitin 1988 dhe një tjetër mbi Niger në vitin 1989, duke vrarë qindra pasagjerë.

Ai dhe gruaja e tij, këngëtarja dhe modelja Carla Bruni, përballen me një tjetër gjyq të mundshëm për akuzat se janë përpjekur të korruptojnë një dëshmitar kyç të prokurorisë në rastin e financimit të fushatës në Libi me ndihmën e një shefi paparacësh. Ata mohojnë të kenë bërë ndonjë shkelje.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI