Flash

Drejtësia e re/ Lubonja: Rama është mjeshtër në lojën me dy fytyra

Lapsi.al 16 March 2026
Drejtësia e re/ Lubonja: Rama është mjeshtër në

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me masën e sigurisë “arrest me burg”, pas reagimeve të tij në mbrojtje të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar arrestimin.

I ftuar në emisionin Studio24, Lubonja u shpreh se që në fillim të Reforma në Drejtësi në Shqipëri ishte e vështirë të besohej se një kryeministër do të ndërtonte një sistem drejtësie që mund ta çonte edhe atë vetë para ligjit.

Sipas tij, shpesh është përhapur ideja se reforma në drejtësi iu imponua qeverisë nga ndërkombëtarët, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ai tha se nuk e ndan këtë qëndrim.

“Reforma u bë për të kapur drejtësinë dhe për të fuqizuar pushtetin e tij, por me një dinakëri, duke përdorur ndërkombëtarët”, u shpreh Lubonja.

Sipas analistit, kryeministri ka ditur të ndërtojë një imazh publik të një qeverie që promovon shtetin e së drejtës dhe integrimin europian, ndërsa në të njëjtën kohë, sipas tij, ka bashkëpunuar me struktura të krimit të organizuar.

Lubonja u ndal edhe te roli i SPAK-ut, duke thënë se në fazat e para drejtuesit e prokurorisë mund të kenë qenë më të afërt me pushtetin politik, por më pas, sipas tij, kanë pasur edhe mbështetje nga ndërkombëtarët.

Megjithatë, ai shtoi se në këtë mbështetje ndërkombëtare sheh më shumë elementë fasade sesa substancë.

Në fund, Lubonja tha se zhvillimet e fundit janë një provë për drejtësinë shqiptare, duke theksuar se nëse institucionet e reja të drejtësisë do të funksionojnë realisht, hetimet duhet të shkojnë deri në nivelet më të larta të pushtetit. /BW

Të këshilluara

PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita nuk do të marrë pj...

17:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI