Flash

Chelsea, thyerje e Fair Play Financiar: 10 milionë gjobë e bllokim merkato me kusht

Lapsi.al 16 March 2026
Chelsea, thyerje e Fair Play Financiar: 10 milionë gjobë e bllokim

Chelsea ka marrë një pezullim njëvjeçar me kusht për transferimin e lojtarëve të ekipit të parë, një pezullim nëntëmujor për regjistrimin e lojtarëve të akademisë dhe një gjobë prej 10 milionë paundësh nga Premier League për shkelje të rregullave financiare gjatë periudhës kur Roman Abramovich ishte pronar.

“Chelsea Football Club është i kënaqur të konfirmojë se ka arritur një marrëveshje me Premier League lidhur me çështje rregullatore të së kaluarës, të raportuara vullnetarisht nga klubi në vitin 2022 – lexohet në faqen e Blues – Siç është njoftuar më parë, klubi ka raportuar vullnetarisht te të gjitha organet përkatëse të kontrollit shkelje të mundshme të rregullave që kanë ndodhur në të kaluarën, përfshirë edhe mosparaqitjen e bilanceve të plota që datojnë më shumë se një dekadë më parë. Gjatë një hetimi të gjerë të Premier League, klubi ka zbuluar në mënyrë proaktive mijëra dokumente".

Lexo më tej: Chelsea, nis gjuetia ndaj “spiunit” pas humbjes me PSG: “Do t’i shkojmë deri në fund”

"Për më tepër, kur Premier League ka kërkuar informacione, klubi ka dhënë përgjigje të menjëhershme dhe të plota dhe ka lehtësuar të gjitha pistat e hetimit në mbështetje të një procesi kompleks dhe jashtëzakonisht të thelluar. Klubi dëshiron të sqarojë se, pas një analize të thelluar financiare të kryer nga Premier League, është arritur në përfundimin se “në asnjë rast klubi nuk do ta kishte tejkaluar humbjen maksimale të lejuar prej 105 milionë paundësh në periudhën trevjeçare të vlerësimit të parashikuar nga Rregullorja”.

Dhe më tej: “Klubi pranon plotësisht kushtet e marrëveshjes. Për qartësi, kufizimi nëntëmujor për regjistrimin e lojtarëve të Akademisë zbatohet menjëherë, por vetëm për lojtarët e Akademisë që kanë qenë më parë të regjistruar te një klub tjetër i League ose i EFL në 18 muajt e mëparshëm. Nuk zbatohet për lojtarët që janë aktualisht të regjistruar te Chelsea, për lojtarët ndërkombëtarë apo për lojtarët që po paraqesin kërkesën e tyre të parë për regjistrim në kategorinë Under 9”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI