Flash

Berisha: Pas Gerond Meçes, edhe Daniel Shima ka nisur të flasë

Lapsi.al 16 March 2026
Berisha: Pas Gerond Meçes, edhe Daniel Shima ka nisur të flasë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai është i përfshirë në një sërë aferash dhe dosjesh korruptive. I pyetur nga gazetarët në ambientet e jashtme të SPAK, Berisha u ndal tek zhvillimet që lidhen me AKSHI-n, ku sipas tij po dalin dëshmi të reja.

Berisha deklaroi se, pas ish-zyrtarit Gerond Meçe, ka nisur të flasë edhe Daniel Shima, për të cilin tha se mund të hedhë dritë mbi mënyrën se si përcaktoheshin tenderat në këtë institucion.

'Unë atë që kam thënë e kam lexuar nga ajo që më ka ardhur nga dosja. Ajo që ka ardhur nga dosja është shumë e vërtetë. Atë e ka pasur prokurori Mara. Prokurorit Mara i ka shkuar mendja ta zhdukë, por pastaj e ka kuptuar se ajo ekziston edhe në vende të tjera dhe nuk e ka zhdukur. E ka ai. Është ajo, nuk hiqet ajo. Dihet ajo. Plus që Meçe ka dëshmuar në shumë vende, ka dëshmuar në institucione të tjera. Dhe tani ka filluar të flasë edhe ai që nuk më pëlqeu në fillim, ky Danieli, se e morën dhe e zhdukën. Altin Dumani nuk e mori në hetim. Altin Dumani tha se Skapi nuk ka ndonjë hetim ndaj Daniel Shimës, ish-shoferit, pastaj zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Mirlindës së gjorë që banon në apartament me qira, pastaj zoti i vërtetë i AKSHI-t e me radhë.

Dhe tani ai po flet, dhe unë i them fol më mirë, se nuk ke ku shkon po nuk fole. Duhet të flasësh, të tregosh, keni transformuar agjencinë shtetërore në një shpellë mafiesh shumë të rrezikshme. Pra, a mund të më thuash mua se ku nuk është i implikuar Edi Rama? Pa le po të marrim udhëtimet e tij. Pse nuk lejoi Edi Rama të ngrihet komisioni hetimor për udhëtimet e tij, për 140 udhëtime me avion brenda 2 viteve, 21 milionë euro, me të cilat të dhëna të shumta flasin se janë transportuar sasi të mëdha parash. Ka transportuar sasi të mëdha parash me avion. Ka të tjerë që thonë edhe drogë, por unë nuk kam të dhëna. Megjithatë hetimi do i tregonte. Ka transportuar para, ka transportuar drogë, çfarë ka transportuar? Si mundet, presidenti i SHBA ka udhëtuar 70 herë në dy vite me avion, Edi Rama 140 herë. Pra këto janë gjërat që ai i mbylli këtu. Ua vuri, jeni organizatë partie, u tha, jeni organizatë e partisë time, bëtë gabim,' tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI