Flash

Zjarr i madh në Berat

Lapsi.al 15 March 2026
Zjarr i madh në Berat

Një zjarr ka rënë këtë të diel në ullishtet e fshatit Duhanas të Beratit, duke përfshirë një pjesë të kodrës me pemë ulliri dhe duke u përhapur me shpejtësi në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur në pjesën fundore të kodrës me ullinj dhe, i favorizuar nga era, është përhapur drejt sipërfaqes së mbjellë me ullishte. Flakët po avancojnë gjithashtu në drejtim të një zone të gjelbëruar me pisha.

Tymi dhe flakët janë parë edhe nga banorët e zonave përreth në Berat, veçanërisht në lagjen Uznovë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e repartit zjarrfikës dhe efektivë të policisë, të cilët po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet po verifikojnë nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo për një incident të shkaktuar nga pakujdesia.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI