Flash

Vidhen në Lezhë kompjuterat e shkollës "Besëlidhja"

Lapsi.al 15 March 2026
Vidhen në Lezhë kompjuterat e shkollës

Një vjedhje është zbuluar në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.

Sipas burimeve paraprake, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në ambientet e shkollës dhe kanë marrë disa kompjutera.

Burime bëjnë me dije se autorët dyshohet të kenë prekur edhe regjistrat e shkollës, çka mund të ndihmojë hetuesit për të kuptuar më mirë qëllimin e vjedhjes.

Ngjarja është konstatuar pak më parë dhe pritet të verifikohen kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët. Ndërkohë, policia është njoftuar dhe pritet të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. 

"Rreth orës 17:00, shtetasja A. L., drejtoreshë e një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Lezhës, ka njoftuar policinë se në ambientet e brendshme të shkollës janë konstatuar 5 dyer të dëmtuara.

Sipas deklarimit paraprak, dyshohet se janë marrë disa dokumente, 1 kompjuter dhe pajisja DVR e kamerave të sigurisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr i madh në Berat

Një zjarr ka rënë këtë të diel në ullishtet e fshatit Duhanas të Beratit, duke përfshirë një pjesë të kodrës me pemë ulliri dhe duke u përhapur me shpejtësi në ...

16:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI