Flash

Përplasje Serbi – Kroaci/ Milanović dhe Vučić shkëmbejnë replika në distancë

Lapsi.al 15 March 2026
Përplasje Serbi – Kroaci/ Milanović dhe Vučić shkëmbejnë

Përplasje në distancë mes presidentit të Kroacisë, Zoran Milanović dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vučić. Shkak janë bërë deklaratat e ndërsjella lidhur me armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi ndaj saj.

Milanović deklaroi se nuk e kupton pse Serbia po furnizohet me armë sulmuese ndërsa komentoi edhe deklaratat e Vuçiç sipas të cilit, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova do të kishin plane për të sulmuar Serbinë.

Presidenti kroat ironizoi këto pretendime, duke thënë se nuk është e qartë se si mund të ndodhte një sulm i tillë. “Si duhet të sulmojmë? Me çfarë? Ne nuk kemi ushtri për këtë. Në fund të fundit, unë vendos për këtë”, - tha Milanović, duke e cilësuar deklaratën e Vuçiçit si të pakuptimtë.

Ai shtoi se Serbia po shpenzon shumë për armatim dhe se kjo përfshin edhe sisteme të avancuara duke përmendur blerje armësh nga Kina, Rusia dhe Izraeli. Sipas tij, raketat me rreze të mesme veprimi janë armë të rrezikshme dhe të pazakonta për rajonin.

“Është një armë e rrezikshme. Asnjë vend europian nuk e ka, ndërsa tani e ka Serbia”, - tha ai, duke i bërë thirrje Vuçiç të tregojë kujdes me deklaratat e tij.

Reagimi i presidentit serb nuk vonoi. Gjatë një vizite në Bajina Bashta, Vuçiç iu përgjigj drejtpërdrejt Milanoviç, duke theksuar se askush nuk do t’i diktojë se çfarë duhet të thotë.

“Emri im është Aleksandar Vuçiç dhe jam presidenti krenar i Serbisë. As presidenti kroat dhe as kushdo tjetër nuk do të më diktojnë se çfarë do të them”, - deklaroi ai.

Vuçiç pretendoi se Serbia synon paqe dhe stabilitet në rajon, ndërsa shtoi se vendi i tij po forcon kapacitetet mbrojtëse dhe po përparon ekonomikisht. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr i madh në Berat

Një zjarr ka rënë këtë të diel në ullishtet e fshatit Duhanas të Beratit, duke përfshirë një pjesë të kodrës me pemë ulliri dhe duke u përhapur me shpejtësi në ...

16:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI