Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

“Më duhej të rindërtoja veten” – rrëfimi i sinqertë i Dolly Parton

Lapsi.al 15 March 2026
“Më duhej të rindërtoja veten” – rrëfimi i

Dolly Parton ka dhënë një përditësim pozitiv për gjendjen e saj shëndetësore gjatë një paraqitjeje publike në hapjen e sezonit të 41-të të parkut tematik Dollywood.

Artistja 80-vjeçare tha se aktualisht nuk po bën turne, pasi ka pasur disa probleme të vogla shëndetësore, por siguroi fansat se po kujdeset për veten.

“Nuk kam qenë në turne, siç e dini. Kam pasur disa probleme të vogla shëndetësore dhe po kujdesemi mirë për to,” u shpreh ajo para të pranishmëve.

Parton shtoi se vdekja e bashkëshortit të saj, Carl Thomas Dean, vitin e kaluar ka qenë një periudhë e vështirë për të.

“U ndjeva e lodhur dhe e rraskapitur duke përjetuar dhimbjen për Carl dhe disa gjëra të tjera. Më duhej të rindërtoja veten shpirtërisht, emocionalisht dhe fizikisht,” tha ajo.

Megjithatë, këngëtarja theksoi se situata tani është përmirësuar.n“Gjithçka është mirë. Nuk më ka ndalur,” shtoi Parton.

Gjatë paraqitjes së saj në skenë, Parton bëri edhe shaka për jetën e saj personale. Ajo u shfaq së bashku me presidentin e kompanisë Dollywood, Eugene Naughton, duke bërë humor se fansat mund ta ngatërrojnë me “bashkëshortin e saj të ri”.

Megjithatë, artistja e bëri të qartë se nuk është në një lidhje të re.

“Nuk po dal me askënd,” tha ajo me humor, duke shtuar se beson se bashkëshorti i saj i ndjerë do ta priste në qiell.

Paraqitja e saj publike vjen vetëm dy muaj pasi Parton u detyrua të mungonte në festimin e 80-vjetorit të saj në Grand Ole Opry për shkak të problemeve shëndetësore. Vitit të kaluar ajo gjithashtu shtyu koncertet e saj në Las Vegas, pasi mjekët i rekomanduan disa procedura mjekësore dhe pushim.

 

Të këshilluara

Ish-punonjësi fiton gjyqin ndaj Kanye West

Reperi Kanye West, i njohur gjithashtu si Ye, është urdhëruar nga gjykata të paguajë 140 mijë dollarë, pas një padie që lidhet me vilën e tij shumë milionëshe n...

20:26

Rikthehen në skenë The Pussycat Dolls

Grupi i njohur pop The Pussycat Dolls është rikthyer zyrtarisht — këtë herë si një trio. Anëtaret origjinale Nicole Scherzinger, Kimberly Wyatt dhe Ashley Ro...

15:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI