Flash

Radhë në Kapshticë, pritje mbi 2 orë për të kaluar kufirin

Lapsi.al 14 March 2026
Radhë në Kapshticë, pritje mbi 2 orë për të kaluar

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë e gjatë automjetesh. Pika kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë është një nga më të ngarkuarat, por radhë të tilla kryesisht ndodhin në pikun turistik në sezonin veror.

Pala shqiptare kryen procedurat normalisht, ndërkohë që pala greke favorizon shtetasit e saj, duke lënë në pritje të gjata shtetasit shqiptarë dhe shtetasit e huaj.

Sipas udhëtarëve, pritja e gjatë është nga 1 deri në 2 orë si pasojë e vonesave nga ana e palës greke, të cilët prej 3 muajsh aplikojnë sistemin e ri të hyrje daljeve në BE.

Udhëtarët saktësojnë se vonesa në palën shqiptare nuk janë hasur, procedurat aty bëhen normalisht, problemi është në palën greke, situatë që vijon prej kohësh.

Me këtë sistem të ri është e pamundur të aplikohen procedura të shpejta kalimi për shqiptarë dhe të huaj, por vetëm për personat me dokumenta greke, e për pasojë shkaktohen vonesa.

Të këshilluara

Maliq, gjendet e vdekur e moshuara në banesë

Në bllokun nr. 2 të qytetit të Maliqit, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj. Fqinjët njoftuan policinë pasi prej disa kohësh nuk e kishin parë ...

11:18

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesata...

07:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI