Flash

Mallra kontrabandë në Kamëz, arrestohet i riu, në kërkim dy të tjerë

Lapsi.al 14 March 2026
Mallra kontrabandë në Kamëz, arrestohet i riu, në

U kap në flagrancë në afërsi të Kamzës duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari. Shpallen në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tij.

Sekuestrohen rreth 524 gramë flori, veshje të ndryshme, një shumë parash, 2 makina qepëse, si dhe sende të tjera të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Diversity” duke goditur një rast të kontrabandës së mallrave.

Në afërsi të Kamzës, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin që drejtohej nga shtetasi E. K. Gjatë kontrollit të automjetit, iu gjetën të fshehura në baterinë e automjetit 524 gramë flori. Gjithashtu, në automjet u gjetën veshje të ndryshme, paketa cigaresh, dy makina qepëse, si dhe sende e pajisje të tjera.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 26 vjeç, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit F. K. dhe M. G.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi E. K., në bashkëpunim me shtetasit F. K. dhe M. G., kanë futur në territorin e Republikës së Shqipërisë mallrat e sipërpërmendura në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Maliq, gjendet e vdekur e moshuara në banesë

Në bllokun nr. 2 të qytetit të Maliqit, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj. Fqinjët njoftuan policinë pasi prej disa kohësh nuk e kishin parë ...

11:18

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me kthjellime, ndërsa nga orët e mesditës deri pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesata...

07:55

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI