Flash

Libri në edicion të limituar i Inter peshon 34 kilogramë dhe kushton 19 mijë euro

Lapsi.al 14 March 2026
Libri në edicion të limituar i Inter peshon 34 kilogramë dhe

Inter ka vendosur të festojë historinë e tij të mrekullueshme, të mbushur me suksese në Itali dhe në Europë, me një libër që do të jetë për shumë pak njerëz. Kjo para së gjithash sepse 118 vitet e historisë zikaltër janë përmbledhur në vetëm 118 kopje të numëruara me dorë. Dhe sepse ky libër kushton 19 mijë euro, është i dekoruar me stemën e realizuar në argjend sterling të veshur me ar 22 karatësh. Ky libër peshon 34 kilogramë.

Vetëm 118 kopje të numëruara me dorë

Inter ka prezantuar zyrtarisht: ‘Inter The Opus 118 Marquee Edition’, një festim i jashtëzakonshëm i 118 viteve histori të klubit. Ekzistojnë vetëm 118 kopje të numëruara me dorë. Brenda janë përjetësuar triumfet më të bukura të klubit, momentet e paharrueshme brenda dhe jashtë fushës. Ekipi krijues Opus ka punuar në bashkëpunim me ata që merren me arkivin e Inter dhe ka krijuar një homazh luksoz për klubin që kryeson Serie A. Në arkiva janë gjetur fotografi dhe dokumente që nuk ishin publikuar kurrë më parë.

Libri që feston historinë e Inter dhe peshon 34 kilogramë

Përveç kësaj, ka edhe fotografi të futbollistëve të ekipit të parë aktual dhe të legjendave zikaltër, të realizuara në ultra-HD. Ky është libri i parë i këtij lloji i dedikuar një skuadre të Serie A nga Opus. Vëllimi i parë italian i futbollit për Opus Collection. Inter The Opus 118 Marquee Edition është një objekt koleksioni, por kushton edhe shumë, pasi është realizuar në argjend sterling të veshur me ar 22 karatësh, të vendosur në një kopertinë madhështore të punuar me dorë. Libri do të përfundojë në fund të sezonit, në mënyrë që të përfshijë edhe materialet e sezonit 2025-2026. Kushton 19.080 euro dhe peshon mbi 34 kilogramë, duke qenë i përbërë nga më shumë se 800 faqe.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI