Flash

Dhunoi babain dhe vëllain pas një konflikti, arrestohet 35-vjeçari në Bulqizë

Lapsi.al 14 March 2026
Dhunoi babain dhe vëllain pas një konflikti, arrestohet

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 35-vjeçar në Bulqizë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij, pas një konflikti për motive të dobëta. Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Dhuna në familje", dhe "Shkatërrim i pronës".

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, ekzekutuan urdhërin e Prokurorisë Dibër për ndalimin shtetasit A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, më datë 3 janar 2026, në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij.

Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Dhuna në familje", dhe "Shkatërrim i pronës". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI