Flash

SHBA jep 10 milionë USD për kokën e Mojtaba Khameneit

Lapsi.al 13 March 2026
SHBA jep 10 milionë USD për kokën e Mojtaba Khameneit

Programi “Shpërblime për Drejtësi” i Departamentit të Shtetit të SHBA-së po kërkon informacione mbi “udhëheqësit iranianë të organizatave terroriste”, përfshirë Mojtaba Khamenein. Për këtë ofrohet një shpërblim i konsiderueshëm.

Departamenti i Shtetit po ofron deri në 10 milionë dollarë për informacione të vlefshme. Për informatorët ofrohet edhe zhvendosje në një në strehë të sigurt si dëshmitarë të mbrojtur.

“Këta individë komandojnë dhe drejtojnë njësi të Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC), të cilat planifikojnë, organizojnë dhe ekzekutojnë akte terroriste në të gjithë botën”, - thuhet në posterin e publikuar.

Ndër zyrtarët për të cilët SHBA-të po kërkojnë informacione, përveç Udhëheqësit Suprem Mojtaba Khamenei, janë:

- Ministri i Inteligjencës Esmail Khatib,

- Zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Ali Asghar Hejazi

- Gjeneral Major Yahya Rahim Safavi

- Gjeneral Brigade Eskandar Momeni

- Sekretari i Këshillit Suprem Ali Larijani.

Vihet re se më herët, Larijani mori pjesë në demonstratat e Ditës së Al-Kuds (“Dita e Jerusalemit”) në Teheran dhe publikoi foto të pjesëmarrjes së tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI