Flash

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Lapsi.al 13 March 2026
Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame kryeministrin Edi Rama. Debati nisi për shkak të etiketimeve për drejtuesit e Syri Tv, një televizion të cilin Rama tha se pastron paratë e grabitura nga qytetarët. Gazetarja refuzoi akuzat e kryeministrit Rama dhe iu përgjigj flakë për flakë në një debat që zgjati për thuajse 10 minuta, kohë në të cilën Rama kërkonte të fliste por sapo merrte fjalën hidhte kunja dhe etiketime për median.

"Qytetarëve unë u përgjigjem përditë nuk u përgjigjem përmes televizioneve që pastrojnë paratë e grabitura nga qytetarët dhe të cilët gëzojnë imunitetin e dhunuesve" ishte fjalia e fundit e kryeministrit të cilës Ambrozia Meta iu përgjigj aty për aty: "Po ti tregoji qytetarëve ku shkuan 50 milion eurot e tunelit të Llogarasë!".

https://www.youtube.com/watch?v=tc0jUTt88Ro

Meqënëse nuk dinte ç'të thoshtë më, Rama ndërpreu konferencën dhe e rinisi disa minuta më vonë, pasi gazetarja e Syri Tv ishte nxjerrë nga kryeministria.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI