Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

JLo flet për jetën pas divorcit: Ndihem më e lirë se kurrë

Lapsi.al 13 March 2026
JLo flet për jetën pas divorcit: Ndihem më e lirë se

Jennifer Lopez ka treguar se po kalon një nga periudhat më të lumtura të jetës së saj, gati dy vite pas ndarjes nga aktori Ben Affleck.

Në një fragment nga intervista e saj e ardhshme në emisionin Nightline, e transmetuar në Good Morning America, Lopez u shpreh se për herë të parë në jetë ndihet plotësisht e lirë.

“Jam në epokën time të lumtur,” tha Lopez. “Mendoj se për herë të parë në jetën time ndjej se jam e lirë.”

Ajo rrëfeu se nuk e kishte përjetuar kurrë më parë këtë ndjenjë. “Që në të 20-at e mia kam pasur gjithmonë dikë në jetën time. Shumë gjëra ndihesha sikur ishin jashtë kontrollit tim,” kujtoi ajo.

Pas divorcit, Lopez vendosi të ndalonte gjithçka për një periudhë.

“Anulova turnetë dhe mora një vit pushim nga puna. Thjesht qëndrova në shtëpi dhe u përballa me atë që kishte ndodhur, pa u përpjekur të ikja përmes punës apo një personi tjetër,” tha ajo.

Këngëtarja shtoi se gjatë kësaj kohe ka mësuar të jetë më e butë me veten dhe të mos i vendosë aq shumë presion vetes.

“Kam arritur në një pikë ku i besoj vetes më shumë dhe e vlerësoj veten, në vend që të jem gjithmonë shumë e ashpër me veten,” u shpreh Lopez.

Kur u pyet nëse po del me dikë pas ndarjes, Lopez u përgjigj qartë:

“Jo. Nuk po shoh askënd! Zoti na ruajt – nuk dua të prish asgjë,” tha ajo me humor, duke shtuar se aktualisht është shumë e lumtur me jetën e saj.

Megjithatë, ajo theksoi se ndihet e rrethuar nga dashuria e familjes, veçanërisht nga binjakët e saj 18-vjeçarë, Max dhe Emme, nga martesa me këngëtarin Marc Anthony.

“Jam nënë e dy të rinjve që këtë vit po përgatiten për kolegj. Jam artiste, aktore, sipërmarrëse… dhe jam e lumtur, e shëndetshme dhe mirënjohëse,” tha ajo.

Historia e dashurisë mes Lopez dhe Affleck nisi në vitin 2002 gjatë xhirimeve të filmit Gigli.

Ata u fejuan, por e anuluan dasmën në vitin 2004. Pas shumë vitesh, u ribashkuan në 2021 dhe u martuan në korrik 2022. Megjithatë, në gusht 2024 Lopez paraqiti kërkesën për divorc, ndërsa ndarja u finalizua në janar 2025.

 

Të këshilluara

Ish-punonjësi fiton gjyqin ndaj Kanye West

Reperi Kanye West, i njohur gjithashtu si Ye, është urdhëruar nga gjykata të paguajë 140 mijë dollarë, pas një padie që lidhet me vilën e tij shumë milionëshe n...

20:26

Rikthehen në skenë The Pussycat Dolls

Grupi i njohur pop The Pussycat Dolls është rikthyer zyrtarisht — këtë herë si një trio. Anëtaret origjinale Nicole Scherzinger, Kimberly Wyatt dhe Ashley Ro...

15:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI