Flash

Vjedhje, mashtrim e drogë/ Policia arreston pesë persona në Tiranë

Lapsi.al 12 March 2026
Vjedhje, mashtrim e drogë/ Policia arreston pesë persona në

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Catch 5”, në kuadër të të cilit janë arrestuar pesë persona të shpallur në kërkim ose të dënuar për vepra të ndryshme penale, nga trafiku i narkotikëve dhe mashtrimi deri te vjedhja dhe drejtimi i parregullt i automjetit. Të ndaluarit janë kapur në zona të ndryshme të Tiranës dhe do të vuajnë dënimet e dhëna nga gjykatat ose masat e sigurisë të caktuara ndaj tyre.

Detaje nga policia: 

Finalizohet operacioni policor “Catch 5”. Pesë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë, në pranga ka rënë një 26-vjeçar, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 2 vite, 1 muaj e 5 ditë burgim. Nga policia është ndalur shtetasi I. G., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 1 muaj e 8 ditë burgim. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan shtetasin R. G., 39 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”. Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën dhe ndaluan shtetasin E. G., 22 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim. Nga policia u ndalua edhe shtetasi R. R., 38 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 20 ditë burgim për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI