Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Sam Asghari reagon pas arrestimit të Britney Spears

Lapsi.al 12 March 2026
Sam Asghari reagon pas arrestimit të Britney Spears

Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Sam Asghari, ka reaguar pas arrestimit të këngëtares për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit (DUI), duke thënë se “të gjithë bëjnë gabime”.

Gjatë një interviste në emisionin Piers Morgan Uncensored, Asghari deklaroi se situata e ish-bashkëshortes së tij i kujton përvojat e grave në Iran që përballen me shtypje.

“Duke ardhur nga Iran dhe duke parë gratë që shtypen atje, kjo është diçka që më ka mbetur në mendje,” tha ai.

Aktori 32-vjeçar shtoi se, në një farë mënyre, edhe Spears është përballur me një formë shtypjeje.

“Nuk po krahasoj situatat, por edhe ajo është shtypur nga shumë njerëz që kanë përfituar prej saj dhe ka kaluar përvoja të ngjashme me ato që përjetojnë gratë në Iran,” u shpreh ai.

Asghari tha se gjithmonë do ta respektojë ish-partneren e tij, duke kujtuar se ata kanë qenë bashkë për shtatë vite, edhe pse martesa e tyre zgjati vetëm një vit. “E kam parë se me çfarë lufton ajo. Vlerat dhe respekti që kam për të do të jenë gjithmonë aty,” tha ai.

Ai theksoi gjithashtu se është i bindur që Spears do ta kapërcejë këtë situatë.

“Nëse ka bërë një gabim, mendoj se ajo është një grua e fortë dhe mund të rikthehet prej kësaj,” shtoi ai.

Kur u pyet nga Piers Morgan nëse ata ende komunikojnë, Asghari nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por tha se gjithmonë do ta vlerësojë kohën që kanë kaluar bashkë.

Spears dhe Asghari nisën lidhjen në vitin 2016, u fejuan në 2021 dhe u martuan në vitin 2022. Ata u ndanë në verën e vitit 2023, ndërsa divorci u finalizua në maj 2024.

Këngëtarja u arrestua javën e kaluar nga policia rrugore në California nën dyshimin për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit. Ajo u lirua disa orë më vonë nga burgu i Ventura County Jail dhe pritet të paraqitet në gjykatë në muajin maj.

 

 

Të këshilluara

Ish-punonjësi fiton gjyqin ndaj Kanye West

Reperi Kanye West, i njohur gjithashtu si Ye, është urdhëruar nga gjykata të paguajë 140 mijë dollarë, pas një padie që lidhet me vilën e tij shumë milionëshe n...

20:26

Rikthehen në skenë The Pussycat Dolls

Grupi i njohur pop The Pussycat Dolls është rikthyer zyrtarisht — këtë herë si një trio. Anëtaret origjinale Nicole Scherzinger, Kimberly Wyatt dhe Ashley Ro...

15:23

Katherine Heigl rikthehet në tapetin e kuq

Katherine Heigl bëri një rikthim surprizë në tapetin e kuq pas dy vitesh mungesë nga eventet publike. Aktorja e serialit Grey's Anatomy mori pjesë të dielën ...

17:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI