Flash

Meta kunja Ramës në sallën e gjyqit: S’lëvizja me charter, as pija vera 33 mijë euro

Lapsi.al 12 March 2026
Meta kunja Ramës në sallën e gjyqit: S’lëvizja me

GJKKO përmbylli seancën paraprake për Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurit e tjerë dhe të mërkurën e ardhshme do të vendosë nëse e kalon ose jo për gjykim dosjen penale ndaj tyre.

Gjatë kësaj seanca ish-presidenti ka kundërshtuar akuzat ndërsa nuk ka hezituar të thumbojë dhe kryeministrin Edi Rama.

“Kam qenë shtetar dhe asnjëherë s’kam abuzuar me detyrën. Kam bërë jetë të të thjeshtë dhe jo luksi. Nuk kam lëvizur me carter dhe as kam pirë verë 33 mijë euro”, tha ai.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Meta lexuar para gjykatës një intervistë të dhënë nga ish-ambasadori Donald Lu, ku sipas tij Meta dilte si promotor i reformës në drejtësi. Ndaj Metës rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI