Flash

Del një SMS e re nga dosja e Ballukut: "Sa shtëpi ke shit?"

Lapsi.al 12 March 2026
Del një SMS e re nga dosja e Ballukut: "Sa shtëpi ke shit?"

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka nxjerrë një detaj të ri nga dosja që SPAK dorëzoi në Këshillin për Imunitetin dhe Mandatet ku kërkoi autorizim për arrestimin ose heqjen e lirisë për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Bardhi është pjesë e Këshillit dhe tha se nuk duhet të nxjerrë pjesë të dosjes, por një po bënte një përjashtim duke treguar vetëm një SMS që ndodhej në dosjen voluminoze të SPAK.

“Mua nuk më lejohet të jap të dhëna nga dosja, por një mesazh po e zbuloj. Çfarë pune kishte ministrja e Infrastrukturës që në orën 19:49:20 të vitit 2019 t’i dërgonte një mesazh vartësit të saj Ervis Berberi ku i shkruante: “A e bëre pasqyrën sa shtëpi ke shit?”

Nuk dimë që zonja Balluku të kishte ndonjë agjenci të shitjes së shtëpive” – tha Bardhi në emisionin “Opionin”. Ai tha se ndaj ish-zëvendëskryeministres ka nisur edhe një hetim pasurie nga ana e SPAK. 

Pjesë e dosjes së SPAK sipas Bardhit është edhe çështja e një HEC-i të një biznesmeni ku përmendet edhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Bardhi tha se në dosje përmendet edhe Taulant Balla. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI