Flash

Billie Eilish debuton në aktrim me filmin “The Bell Jar”

Lapsi.al 12 March 2026
Billie Eilish debuton në aktrim me filmin “The Bell Jar”

Billie Eilish pritet të bëjë debutimin e saj në aktrim.

Sipas disa mediave, më 11 mars u raportua se Eilish, 24 vjeç, do të luajë në adaptimin filmik të romanit klasik The Bell Jar të vitit 1963 nga autorja Sylvia Plath. Filmi do të drejtohet nga regjisorja Sarah Polley dhe do të prodhohet nga kompania Focus Features.

Ky projekt do të shënojë debutimin e saj në film, megjithëse artistja tashmë ka fituar dy çmime Academy Awards për këngët që ka bashkë-shkruar me vëllain dhe producentin e saj Finneas për filmat No Time to Die (2021) dhe Barbie (2023).

Romani The Bell Jar është i vetmi roman që Sylvia Plath publikoi gjatë jetës së saj. Historia ndjek një artiste të re dhe të talentuar që përballet me probleme të shëndetit mendor, ndërsa përpiqet të gjejë vendin e saj në shoqëri.

Sipas raportimeve, Billie Eilish do të interpretojë personazhin kryesor Esther Greenwood, një e re që përjeton një krizë të thellë emocionale pasi fillon të punojë në një revistë në New York City.

 

Të këshilluara

Katherine Heigl rikthehet në tapetin e kuq

Katherine Heigl bëri një rikthim surprizë në tapetin e kuq pas dy vitesh mungesë nga eventet publike. Aktorja e serialit Grey's Anatomy mori pjesë të dielën ...

17:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI