Flash

Berisha: Dorëheqja e Ramës është zgjidhja e vetme

Lapsi.al 12 March 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës është zgjidhja e vetme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama përbën zgjidhjen e vetme për krizën politike dhe ekonomike që sipas tij po përjeton vendi. Duke folur për mediat pak para nisjes së Kuvendit, Lideri i opozitës e akuzoi Ramën për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, për pasuri të paligjshme dhe për përpjekje për të bllokuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndër të tjera, Kryedemokrati u shpreh se qytetarët kërkojnë largimin e Ramës si mënyrën e vetme për të rikthyer normalitetin dhe dinjitetin në skenën politike shqiptare. Gjithashtu Berisha u shpreh se opozita do të votojë në Kuvend për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, por theksoi se masa të tilla nuk janë zgjidhje për krizën politike.

"Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj gjendje dhe të kësaj situate dramatike që përjeton vendi. Në një kohë kur Edi Rama, njeriu më i poshtëruar në detyrë sot, në të gjithë hapësirën e Bashkimit Europian dhe më gjerë, nuk ka sot një kryemnistër të poshtëruar para botës dhe popullit të tij siç është Edi Rama. Është i poshtëruar sepse po shkelmon ligjet dhe Kushtetutën për të mbrojtur vjedhjet e tij. Është i poshtëruar sepse për interesa të hajdutërisë së tij, pasurive të tij të paligjshme, po mbyll dyert e BE për Shqipërinë.

Është i poshtëruar se aty ky miraton ligje në parlament për firmën e tij, firmën ia merr Pëllumbesha Spirogjoka.

Është i poshtëruar se aty ku bën ligje që Linda e tij të jetë First Lady e Shqipërisë, zonja Begaj ia menderos ligjin.

Pra, Edi Rama përjeton periudhën e poshtërimit më maksimal të një qeveritari, të një kryeministri. Ne sot jemi këtu për të shprehur mendimin e qytetarëve shqiptarëve.

Do të votojmë në unison për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Lubi Ballukut, por këto nuk janë zgjidhja e krizës është largimi i njeriut më të poshtëruar sot në skenën politike evropiane dhe perëndimore që quhet Edi Rama. Ju duhet ta dini këtë, që ai është njeriu i poshtëruar për aktet që ka kryer. Por ai, për të shpëtuar lëkurën e tij, është i gatshëm të pranojë çdo lloj poshtërimi që i bëhet. Nuk mund ta imagjinoni ju se si në darkat e tij të neveritshme, që ua nxjerr ato që hanë miqve, shkon dhe u përkulet, u bie në gjunjë si legen, për t’u kërkuar që të ndryshojnë mendimin. Ta dinë shqiptarët se ky është sot Edi Rama," tha Berisha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite,...

09:09

Këmbimi valutor, 12 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:20

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI