Flash

Quentin Tarantino sulmon aktoren pas kritikave për “Pulp Fiction”

Lapsi.al 11 March 2026
Quentin Tarantino sulmon aktoren pas kritikave për “Pulp

Regjisori i njohur Quentin Tarantino ka kritikuar ashpër aktoren Rosanna Arquette pasi ajo denoncoi përdorimin e fjalës raciste në filmin kult Pulp Fiction.

Arquette, e cila kishte një rol të vogël në film si bashkëshortja e personazhit të luajtur nga Eric Stoltz, deklaroi në një intervistë për The Times se është e lodhur nga përdorimi i kësaj fjale në filma.

“Është një film ikonë në shumë nivele, por personalisht jam kundër përdorimit të fjalës N. E urrej. Nuk mund ta pranoj që Tarantino ka marrë një ‘leje të lirë’ për ta përdorur. Nuk është art, është thjesht racist dhe i frikshëm,” tha ajo.

Pas këtyre komenteve, Quentin Tarantino reagoi me një letër, të publikuar nga Variety, ku akuzoi aktoren se po kërkon vëmendje mediatike.

“Shpresoj që publiciteti që po merr nga qindra media që po shkruajnë për ty ia ka vlejtur për të më munguar respektin mua dhe një filmi për të cilin më kujtohet shumë mirë që ishe e lumtur të ishe pjesë,” shkroi ai.

Regjisori theksoi gjithashtu se Arquette e pranoi rolin dhe pagesën në atë kohë, duke e quajtur kritiken e saj të tanishme një veprim pa klas.

Debati për përdorimin e gjuhës raciste në filmat e Tarantinos nuk është i ri. Në të kaluarën, aktorë që kanë punuar me të, si Samuel L. Jackson dhe Jamie Foxx, e kanë mbrojtur regjisorin. Jackson ka thënë se ndalimi i një autori për të përdorur një gjuhë të caktuar në dialogët e personazheve do ta bënte historinë jo realiste.

Filmi Pulp Fiction, i publikuar në vitin 1994, konsiderohet një nga veprat më të rëndësishme të kinemasë moderne dhe ka në kast aktorë si John Travolta, Uma Thurman dhe Bruce Willis.

 

Të këshilluara

Katherine Heigl rikthehet në tapetin e kuq

Katherine Heigl bëri një rikthim surprizë në tapetin e kuq pas dy vitesh mungesë nga eventet publike. Aktorja e serialit Grey's Anatomy mori pjesë të dielën ...

17:00

Ndahet nga jeta aktori Corey Parker

Aktori Corey Parker, i njohur për rolin e tij në serialin Will & Grace, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga ha...

18:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI