Flash

Katherine Heigl rikthehet në tapetin e kuq

Lapsi.al 11 March 2026
Katherine Heigl rikthehet në tapetin e kuq

Katherine Heigl bëri një rikthim surprizë në tapetin e kuq pas dy vitesh mungesë nga eventet publike.

Aktorja e serialit Grey's Anatomy mori pjesë të dielën në eventin bamirës Wine, Women & Shoes, që u mbajt në rezidencën Donald Trump në Mar-a-Lago, në Palm Beach, Florida. Aktiviteti u organizua për të mbështetur organizatën e shpëtimit të kafshëve Big Dog Ranch Rescue.

Aktorja 47-vjeçare mori pjesë në event së bashku me nënën e saj, Nancy Heigl, dhe pozoi për fotografi edhe me trajnerin e famshëm të qenve Cesar Millan, i njohur si “Dog Whisperer”.

Paraqitja e fundit publike e Heigl ishte në vitin 2024 gjatë ceremonisë së Primetime Emmy Awards, ku ajo u ribashkua në skenë me disa nga aktorët e “Grey’s Anatomy”, përfshirë Ellen Pompeo, Justin Chambers dhe Chandra Wilson.

Sot, Katherine jeton larg zhurmës së Hollywood-it në Utah me bashkëshortin e saj, këngëtarin Josh Kelley, dhe tre fëmijët e tyre: Naleigh, Adalaide dhe Joshua.

Në një intervistë të mëparshme për E! News, ajo tregoi se vendosi të largohej nga Los Angeles për t’u fokusuar më shumë te familja dhe për të pasur një jetë më të qetë.

“Doja të isha më e përfshirë në jetën e fëmijëve të mi dhe të mos isha vazhdimisht në ritmin e vrullshëm të Los Angeles,” u shpreh ajo.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Corey Parker

Aktori Corey Parker, i njohur për rolin e tij në serialin Will & Grace, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga ha...

18:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI