Flash

Kanye West përballet me akuza të reja për sulm seksual

Lapsi.al 11 March 2026
Kanye West përballet me akuza të reja për sulm seksual

Reperi i njohur Kanye West po përballet me akuza të rënda për sulm seksual nga modelja Jennifer An, e cila pretendon se incidenti ndodhi gjatë xhirimeve të videoklipit In for the Kill të artistes La Roux në vitin 2010.

Në një padi të ngritur në vitin 2024, An pretendon se gjatë xhirimeve në Chelsea Hotel, New York City, West e ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht para kamerave.

Sipas dokumenteve të reja të paraqitura në gjykatë, këngëtarja La Roux (emri i vërtetë Elly Jackson) i ka dërguar mesazhe modeles ku shprehet se ngjarja ishte “e tmerrshme”.

“Nuk mund ta harroj kurrë atë që ndodhi, ishte e tmerrshme. Si mund të të ndihmoj?” thuhet në një nga mesazhet e saj, sipas dokumenteve të siguruara nga People.

Këngëtarja e hitit Bulletproof ka thënë gjithashtu se është e gatshme të dëshmojë për atë që ka parë gjatë xhirimeve.

Sipas padisë, West mori kontrollin kreativ të xhirimeve dhe gjatë një skene dyshohet se e kapi modelen nga fyti dhe e mbyti përpara kamerave. Dokumentet pretendojnë gjithashtu se ai vendosi gishtat në gojën e saj për të simuluar një akt seksual të detyruar, duke thënë: “Kjo është art”. Modelja ka deklaruar se gjatë incidentit kishte vështirësi në frymëmarrje dhe mendonte se mund të humbiste ndjenjat.

Avokatët e Kanye West kanë kërkuar rrëzimin e padisë, duke argumentuar se veprimet ndodhën gjatë realizimit të një projekti artistik dhe duhet të mbrohen nga liria e shprehjes.

 

Të këshilluara

Katherine Heigl rikthehet në tapetin e kuq

Katherine Heigl bëri një rikthim surprizë në tapetin e kuq pas dy vitesh mungesë nga eventet publike. Aktorja e serialit Grey's Anatomy mori pjesë të dielën ...

17:00

Ndahet nga jeta aktori Corey Parker

Aktori Corey Parker, i njohur për rolin e tij në serialin Will & Grace, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga ha...

18:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI