Flash

Anulimi i tenderit për portin e ri/ Si e justifikoi qeveria tërheqjen e Archirodon

Lapsi.al 11 March 2026
Anulimi i tenderit për portin e ri/ Si e justifikoi qeveria tërheqjen

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka konfirmuar anulimin e tenderit për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, duke shpjeguar se procesi është ndërprerë pas tërheqjes së operatorit të vetëm që kishte mbetur në garë.

Sipas ministrit, vendimi erdhi për arsye ekonomike të lidhura me rritjen e kostove të ndërtimit. “Kemi një tërheqje të ofertuesit të vetëm. Me një arsye tërësisht ekonomike. Prë shkak të rritjeve të kostove totale të ndërtimit në përgjithësi. Dhe ofertuesi është tërhequr me qëllimet ekonomike. Komisioni do të vijojë me procedurat”, deklaroi Karakaçi.

Ai shtoi se qeveria është e vetëdijshme për përpjekjet që, sipas saj, synojnë të frenojnë projektin dhe paralajmëroi se do të ndërtohet një skenar i ri për realizimin e tij.

“Kryeministri u shpreh për këtë projekt. Ka aktorë të ndryshëm që përpiqen ta frenojnë dhe sabotojnë këtë projekt shumë të rëndësishmen, për qëllime të ndryshime. Ne do të ndërtojmë një skenar tjetër që çdo aktor tjetër nuk do të mundet ta frenojë këtë projekt se është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit” tha Karakaçi.

Anulohet tenderi i Porto Romanos/ Ç’do të ndodhë me kullat e Alabbar në Durrës?

Në të njëjtën kohë, ministri i Infrastrukturës i quajti të pabazuara spekulimet se kompania e përfshirë në proces mund të ketë pasur lidhje ruse.

Kompania në fjalë është Archirodon Construction, e cila nuk dorëzoi ofertën financiare brenda afatit të përcaktuar më 9 mars, çka bëri që procedura e prokurimit të ndërpritej. Tenderi kishte një vlerë të parashikuar prej rreth 400 milionë eurosh dhe synonte ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, një projekt i konsideruar kyç për infrastrukturën portuale dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Vendimi për pezullimin e procedurës vjen në një moment kur projekti është shoqëruar me presion dhe debat të fortë publik. Pak ditë më parë, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Grant Van Cleve, i dërgoi një letër kryeministrit Edi Rama dhe disa zyrtarëve të lartë të qeverisë, duke kërkuar shtyrjen e tenderit dhe rishikimin e projektit.

Në argumentimin e tij, Van Cleve e cilësoi zhvillimin e portit në Porto Romano si një vendim strategjik afatgjatë për vendin, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt që përcakton pozicionin ekonomik dhe logjistik të Shqipërisë për dekadat e ardhshme.

Paralelisht, për procedurën e tenderit ka nisur hetime edhe SPAK, i cili po verifikon të gjithë dokumentacionin dhe mënyrën e zhvillimit të procesit të prokurimit për të sqaruar nëse ka pasur shkelje ose parregullsi.

Ndërkohë, në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te projekti i portit të ri në Porto Romano, duke e përshkruar atë si një nga projektet më komplekse infrastrukturore që po zhvillohen aktualisht në vend.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI