Flash

Ahmetaj reagon për Ramën:Po shkel prezumimin e pafajësisë kur i intereson politikisht

Lapsi.al 11 March 2026
Ahmetaj reagon për Ramën:Po shkel prezumimin e pafajësisë

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me fjalimin e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku edhe u mor vendimi për të rrëzuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut.

Me anë të një postimi në Facebook Ahmetaj e akuzuan kryeministrin Rama për shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë.

Ahmetajt thotë së në fjalimin e tij, Rama kishte përmendur edhe rastin e tij, ndërsa thekson se kjo deklaratë vjen në një moment kur çështja ende nuk ka nisur të gjykohet, ndërsa hetimet sapo janë mbyllur.

“Paraditen e të hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tij, gjeti kohë të flasë edhe për rastin tim, duke pretenduar se aty paskësh “1001 të zeza”. Kjo deklaratë bëhet në një kohë kur çështja ende nuk ka filluar të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur.

Një deklarate e tillë publike dhe për një çështje që i takon drejtësisë, përbën pikërisht shkeljen e hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë”, shkruan Ahmetaj.

Ahmetaj thekson se është paradoksale të dëgjosh leksione, siç i quan ai, për prezumimin e pafajësisë nga kryeministri Rama, “i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht".

“Është paradoksale të dëgjosh leksione për prezumimin e pafajësisë nga i njëjti Kryeministër, i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, duke e përdorur atë me standard të dyfishtë edhe brenda të njëjtit fjalim.

Prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe nga legjislacioni në fuqi.

E drejta e lirisë së shprehjes për këdo, përfshirë këtu edhe Kryeministrin, nuk mund të përdoret për të cenuar prezumimin e pafajësisë dhe as për të ushtruar presion apo ndikim mbi vendimmarrjen e organeve të drejtësisë”, thuhet në reagimin e Ahmetajt.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 11 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet me 83.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:08

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI