Flash

Shtohen truprojat për Brahon dhe Dumanin

Lapsi.al 10 March 2026
Shtohen truprojat për Brahon dhe Dumanin

Masat e sigurisë janë forcuar për drejtuesit e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Klodjan Brahos, i janë shtuar dy truproja, duke e çuar në tetë numrin total të efektivëve që kujdesen për mbrojtjen e tij personale.

Ndërkohë, edhe ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, i janë shtuar katër truproja të tjera për sigurinë personale.

Shtimi i masave të sigurisë vjen në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po heton një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke pasur në fokus figura të ndryshme të botës së krimit. Vendimi synon rritjen e mbrojtjes për prokurorët dhe drejtuesit e kësaj strukture gjatë zhvillimit të këtyre hetimeve.

Të këshilluara

Shtohen kreditë problematike në vend

Raporti i kredive me probleme e nisi me një rritje të lehtë vitin 2026. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në janar raporti i kredive me probleme isht...

17:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI