Flash

Gjykata franceze anulon dëbimin e shqiptarit, por familja nuk e di kur do kthehet

Lapsi.al 10 March 2026
Gjykata franceze anulon dëbimin e shqiptarit, por familja nuk e di kur do

Gjykata Administrative e Besançon në Francë ka anuluar vendimin për dëbimin drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar Fatjon Salihi. Ai u largua nga Franca më 23 shkurt 2026 sipas një vendimi të prefekturës së Jura. Sipas mediave franceze, gjykata vendosi më 5 mars të anulojë të gjitha vendimet e prefekturës lidhur me këtë dëbim. Megjithatë, familja e tij ende nuk e di se kur dhe si ai do të mund të rikthehet në Francë.

Dëbimi i tij shkaktoi reagime dhe emocione në komunitet. Më 23 shkurt, Fatjon Salihi u dëbua në Shqipëri, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre, 6 dhe 4 vjeç, si edhe një kontratë pune të përhershme si shef kantieri.

Ai dhe bashkëshortja e tij Berina Salihi kishin mbërritur në Francë në vitin 2021. Që atëherë, Fatjoni punonte në kompaninë e ndërtimit "RP Routes", ku kishte avancuar gradualisht deri në pozicionin e shefit të kantierit, një profesion për të cilin kompanitë e ndërtimit kanë vështirësi të gjejnë punonjës. Çifti ka dy fëmijë: djali i madh, 6 vjeç, ka lindur në Shqipëri, ndërsa vajza 4-vjeçare ka lindur në Francë. Familja jetonte në Andelot-en-Montagne.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës Ajir (Accueil Jurassien Intercommunautaire de Réfugiés), e cila po ndihmon familjen, vendimi i gjykatës është një lajm i mirë, pasi janë anuluar të gjitha masat: detyrimi për të lënë territorin francez, ndalimi i rikthimit, refuzimi i afatit për largim vullnetar dhe masa e qëndrimit të detyruar. Megjithatë, sipas tij, situata ende mbetet e pasigurt.

Image

"Dy fëmijët e tyre nuk flasin shqip, gjë që tregon dëshirën e tyre për t’u integruar", - tha ai. Ai shtoi gjithashtu se Salihi ka edhe familjarë të vendosur prej kohësh në Francë, përfshirë një motër që tashmë ka marrë shtetësinë franceze. Bashkëshortja e tij shprehet se largimi i papritur ka lënë familjen pa të ardhura.

"Ai më mungon shumë, u mungon edhe fëmijëve,’ tha Berina Salihi, duke shtuar se dëshiron që ai të kthehet sa më shpejt pranë familjes së tij. Ndërkohë, nuk është e sigurt nëse ai ka marrë pasaportën e tij, e cila sipas raportimeve mund të jetë dorëzuar nga autoritetet franceze tek autoritetet shqiptare. Punëdhënësi i tij, Pascal Guinchard, ka deklaruar se vendi i punës i është ruajtur.

"Ne e kemi trajnuar dhe ai është një punonjës shumë i mirë. Po presim me padurim rikthimin e tij" u shpreh ai. Prefektura e Jura nuk ka komentuar mbi këtë çështje, por ka dy muaj kohë për të vendosur përfundimisht mbi të ardhmen e Fatjon Salihit dhe familjes së tij. Ndërkohë, edhe bashkëshortja e tij ndodhet nën një urdhër për largim nga territori francez dhe shprehet e shqetësuar për të ardhmen. "Ne duam vetëm që ai të kthehet dhe të punojë, që të mos kemi më nevojë për ndihmë" - tha ajo. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI