Flash

Raporti për Ballukun/ Justifikohet Manja: Nuk ka kryer vepër korruptive

Lapsi.al 9 March 2026
Raporti për Ballukun/ Justifikohet Manja: Nuk ka kryer vepër

Në emër të anëtarëve të shumicës në Këshillin e Mandateve, deputeti Ulsi Manja prezantoi raportin lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Manja kujtoi se kallëzimi i parë penal është bërë në gusht të vitit 2024 nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa një kallëzim i dytë është depozituar në shtator të të njëjtit vit nga Gazment Bardhi.

Sipas tij, më pas në vitin 2025 këto dy procedime janë bashkuar në një procedim të vetëm penal, i cili tashmë ka një numër unik dhe mbi bazën e të cilit po zhvillohen hetimet.

Manja theksoi gjithashtu se kallëzimet e vitit 2024, të cilat lidhen me veprën penale “shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, përkojnë me një periudhë parazgjedhore. Ai shtoi se kjo vepër penale nuk klasifikohet si korrupsion, por si një vepër me natyrë administrativo-penale.

“Në lidhje me faktin nëse kërkesa është bërë nën ndikime politike. Ndonëse mbrojtësit e Ballukut nuk bënë pretendime, ama këshilli konstaton një fakt publik, kallëzimi i bërë në gusht 2024 është bërë nga Lulzim Basha ish kryetar i PD. Kallëzimi i dytë në shtator 2024 nga Gazment Bardhi, i cili ka qenë në kushtet e konfliktit të pastër të interesit.

Më vonë pastaj në 2025 këto dy procedime penale janë bashkuar në një procedim penal dhe që sot mban një numër unik procedimi mbi bazën e të cilit po zhvillohen hetimet.

Viti 2024 kohë kur u bënë kallëzimet për veprat penale shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, që nuk është një vepër korruptive, por është një vepër me natyre administrativo penale, koincidon me një periudhë parazgjedhore”, tha nder të tjera Manja.

Të këshilluara

Arrestohet në Tiranë autori i disa vjedhjeve

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës i dyshuar si autor i 3 vjedhjeve në kryeqytet. I riu me iniciale M. K., është dënuar dhe më parë për të njëj...

10:18

Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur diten e sotme në GJKKO. Abule ndodhet në gjyq në lidhje me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në media ...

10:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI