Flash

Osmani: Kurti ma punoi pas shpinës për Presidencën

Lapsi.al 9 March 2026
Osmani: Kurti ma punoi pas shpinës për Presidencën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për “Syri TV”, për atë që ndodhi gjatë negociatave për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Ajo tha se Albin Kurti i kishte thënë të provojë të bindë opozitës për të qëndruar në sallë në mënyrë që të plotësohej kuorumi.

Por, në të njëjtën kohë, Osmani tha se Kurti po punonte me kandidatë të tjerë. Ajo tha se asnjëherë nuk i ka vënë kushte kryeministrit Albin Kurti.

“Nuk e kam kushtëzuar Kurtin asnjëherë. E vetmja gjë që kam propozuar është që të më jepet një shans që të shkojmë në sallë, të shohim sa deputetë do jenë në sallë sepse kisha kontakte me deputetë e garanci që nuk do të bojkotonin.

Çfarë ndodhi ishte që prapa shpinës sime punohej me shumë kandidatë të tjerë dhe unë e kuptoja nga televizioni, që po punohej me kandidatë të tjerë teksa mua m’u tha të provoja të bindja opozitën”, - ka thënë ajo. 

Osmani konfirmoi edhe lajmin se Kurti i kishte ofruar një post ministror.

“Janë diskutuar këto gjëra, por kam thënë se nuk është çështje pozitash. Nuk është që më duhej një pozitë doemos”, - ka thënë ajo.

Osmani tha se Kurti nuk i ofroi përkrahje si kandidate për Presidente.

“Më thanë eja futuni si kandidate formalisht si kundërkandidate e Glauk Konjufcës, e të shohim si po rrjedh. Kur i pyeta pse kemi nevojë unë e Konjufca të jemi kundërshtarë? A e kam unë përkrahjen tuaj? E ajo përkrahje nuk m’u dha”, - tha ajo.

Osmani zbuloi edhe arsyet që sipas saj çuan në qejfmbetjen e Kurtit. 

"Ndoshta do ta them këtë në ndonjë moment tjetër…Por, kryesisht është lidhur me punën time në fushën e politikës së jashtme, pra është shprehur që i duhet një president që fare nuk merret me politikë të jashtme. Çështjet tjera më mirë nuk po i përmend do vijë edhe momenti te kjo, - tha Osmani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagoset me armë një 39-vjeçar turk në Sauk

Një shtetas turk 39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tirana, pasi ka marrë një plagë në...

20:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI