Flash

Ndahet nga jeta aktori Corey Parker

Lapsi.al 9 March 2026
Ndahet nga jeta aktori Corey Parker

Aktori Corey Parker, i njohur për rolin e tij në serialin Will & Grace, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga halla e aktorit, Emily Parker, e cila bëri të ditur se ai ndërroi jetë të enjten në Memphis, Tennessee, pas një beteje me kancerin, raportoi TMZ.

Fansat e serialit mund ta kujtojnë Parker për rolin e Josh, të dashurin e personazhit Grace, të interpretuar nga Debra Messing. Ai u shfaq në pesë episode të sitcom-it të njohur.

Parker u bë një fytyrë e njohur në Hollywood gjatë viteve 1980, pasi interpretoi personazhin Pete në filmin horror Friday the 13th Part V: A New Beginning.

Gjatë karrierës së tij ai mori pjesë në disa filma dhe seriale të njohura, përfshirë:Biloxi Blues, White Palace, The Love Boat: The Next Wave, Nashville dhe Blue Skies.

Ai gjithashtu luajti përkrah aktores Kim Basinger në dramën romantike 9½ Weeks.

 

Të këshilluara

Charli XCX heq dorë nga muzika?

Këngëtarja britanike Charli XCX ka habitur fansat me deklaratën e saj të fundit, duke zbuluar se mund të largohet nga muzika për t’u fokusuar në karrierën si ak...

12:34

Lady Gaga drejt martesës me Michael Polansky

Lady Gaga po përgatitet të martohet me të fejuarin e saj, Michael Polansky, dhe sipas vetë këngëtares, dita e madhe mund të vijë shumë shpejt. Gjatë një para...

10:37

Britney Spears thyen heshtjen pas arrestimit

Britney Spears thuhet se ka pasur një bisedë produktive me nënën dhe djemtë e saj pas arrestimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Nëna e saj, Lynne...

18:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI