Flash

Eurostat: 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

Lapsi.al 9 March 2026
Eurostat: 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh që jetojnë në Itali, pas rumunëve. Sipas të dhënave të Eurostat për strukturën e popullsisë së huaj sipas vendit të lindjes, rreth 557 mijë persona të lindur në Shqipëri jetonin në Itali, ndërsa rreth 416 mijë rezultojnë si shtetas shqiptarë.

Diferenca mes këtyre dy shifrave lidhet kryesisht me faktin që një pjesë e emigrantëve shqiptarë kanë marrë ndërkohë shtetësinë italiane, që vlerësohet rreth 141 mijë persona.

Kjo e konfirmon komunitetin shqiptar si të dytin më të madh në Itali pas atij rumun, duke ruajtur një prani shumë të konsoliduar në tregun italian të punës dhe në strukturën sociale të vendit. Shtetasit e lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3% të totalit të emigrantëve në Itali.

Grupi më i madh i emigrantëve në Itali janë rumunët, me rreth 900 mijë shtetas të lindur në Rumani, ose 13.5% të totalit. Duke pasur parasysh popullsitë aktuale të dy vendeve, Rumania me 19 milionë banorë dhe Shqipëria me 2.36 milionë banorë, komuniteti shqiptar në Itali, në raport me popullsinë në vendin mëmë, është disa herë më i madh se ai rumun.

Eurostat nuk raporton të dhënat për Greqinë, ku jetojnë një numër i lartë emigrantësh shqiptarë, që vlerësohet që janë në të njëjtin nivel, ose më shumë se në Itali.

Në raport me popullsinë, Shqipëria ka numrin më të lartë të emigrantëve në Europë, me afërsisht 1 në 2 shqiptarë jeton në BE, çka e vendos vendin dukshëm në krye të listës në raport me popullsinë.

Eurostat ka raportuar për çdo shtet të BE-së, pesë kombësitë kryesore të qytetarëve të huaj. Në Slloveni, psh ka rreth 30 mijë shtetas të lindur në Kosovë, ose 9.3% të totalit.

Sipas Eurostat, më 1 janar 2024, 44.7 milionë persona të lindur jashtë BE-së jetonin në një vend të Bashkimit Europian, duke përfaqësuar 9.9% të popullsisë së BE-së. Kjo përfaqëson një rritje prej 2.3 milionë personash krahasuar me vitin e mëparshëm. Përveç kësaj, 17.9 milionë persona që jetonin në një nga vendet e BE-së më 1 janar 2024 kishin lindur në një vend tjetër të BE-së, duke shënuar një rritje prej 0.2 milionë personash krahasuar me një vit më parë.

Në terma absolutë, numri më i madh i personave të lindur jashtë vendit që jetonin në BE më 1 janar 2024 gjendej në Gjermani (16.9 milionë), Francë (9.3 milionë), Spanjë (8.8 milionë) dhe Itali (6.7 milionë). Personat e lindur jashtë vendit në këto katër vende përbënin së bashku 66.6% të totalit të personave të lindur jashtë vendit që jetonin në BE, ndërsa të njëjtat katër vende përbënin 57.8% të popullsisë totale të BE-së.

Pesha më e lartë relative e personave të lindur jashtë vendit në raport me popullsinë totale u regjistrua në Luksemburg (51.0% e popullsisë rezidente), e ndjekur nga Malta (30.8%), Qipro (26.9%), Irlandë (22.6%), Austri (22.1%), Suedi (20.6%) dhe Gjermani (20.2%).

Në të kundërt, personat e lindur jashtë vendit përbënin më pak se 5% të popullsisë në Poloni (2.6%), Rumani (3.1%), Bullgari (3.3%) dhe Sllovaki (3.9%)./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI