Flash

Publikohet pas vdekjes libri i Eric Dane

Lapsi.al 6 March 2026
Publikohet pas vdekjes libri i Eric Dane

Libri i kujtimeve i aktorit të ndjerë Eric Dane, i titulluar “My Book of Days: A Memoir in Moments”, do të publikohet më 3 nëntor, pasi ai vendosi ta përfundonte dorëshkrimin edhe pse ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë ALS në vitin 2023.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Penguin Random House, aktori dëshironte që vajzat e tij dhe lexuesit të kishin mundësinë të lexonin fjalët e tij edhe pas vdekjes.

“Eric donte që vajzat dhe lexuesit të kishin këto fjalë. Publikimi i librit sipas planit i lejon atij të vazhdojë të flasë me zërin e tij, me qartësinë dhe guximin që e karakterizonte”, thuhet në njoftim.

Botuesit shtuan se Dane punoi me dorëshkrimin deri në ditët e fundit të jetës.

Libri do të publikohet nga imprinti The Open Field, që drejtohet nga gazetarja dhe autorja Maria Shriver, e cila u shpreh se është e nderuar që aktori zgjodhi ekipin e saj për të sjellë në jetë këtë projekt.

“Ai më tha se donte që familja e tij të dinte sa shumë i donte dhe të linte pas një histori për të cilën ata do të ishin krenarë”, tha Shriver.

Aktori, i njohur për rolet në “Grey’s Anatomy”, “Euphoria” dhe filmin “Bad Boys: Ride or Die”, ndërroi jetë më 19 shkurt, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje 10-mujore me sëmundjen neurodegjenerative.

Në një deklaratë të dhënë para vdekjes së tij, Dane kishte treguar pse vendosi ta shkruante librin:

“Çdo mëngjes zgjohem dhe më kujtohet menjëherë se kjo është reale — kjo sëmundje, kjo sfidë. Pikërisht për këtë po e shkruaj këtë libër. Dua të kap momentet që më kanë formuar, ditët e bukura dhe ato të vështirat.”

Sipas përshkrimit zyrtar, libri do të trajtojë periudhën e tij të vështirë në fillimet e karrierës në Hollywood, luftën për të gjetur qetësi pas problemeve me varësinë dhe perspektivën e re që mori pasi u diagnostikua me ALS.

 

 

Të këshilluara

Zbulohen prezantuesit e rinj të Oscars 2026

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka njoftuar prezantuesit e rinj për edicionin e 98-të të Academy Awards. Mes tyre janë Will Arnett, Priyanka Chopra Jo...

21:10

Arrestohet Britney Spears

Britney Spears është arrestuar së fundmi për drejtim të makinës nën ndikimin e alkoolit. Këngëtarja e hitit “Oops!... I Did It Again”, ...

18:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI