Flash

Prangoset 39-vjeçari që plagosi pronarin e servisit të makinave, s'i pëlqeu shërbimi

Lapsi.al 6 March 2026
Prangoset 39-vjeçari që plagosi pronarin e servisit të

Policia ka arrestuar shtetasin Izvin Gucija, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të ndodhur në Shkodër. Ai u kap nga efektivët, në afërsi të banesës së tij.

Sipas të dhënave paraprake, 40-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Genc Hoxha, 45 vjeç. Si pasojë e të shtënave, Hoxha ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e para rezulton se i plagosuri kishte njohje me autorin e dyshuar, i cili është pronar i një servisi automjetesh pranë urës së Dervishbegut në Shkodër. Sipas burimeve, disa kohë më parë 45-vjeçari kishte dërguar automjetin e tij për riparim në këtë servis, por nuk kishte mbetur i kënaqur me shërbimin e kryer.

Burime policore bëjnë me dije se disa ditë më parë Hoxha ishte paraqitur në servis dhe gjatë një debati dyshohet se ka fyer pronarin, por ky i fundit nuk ka reaguar për shkak se ka qenë me agjërim.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme ai është rikthyer sërish në servis dhe konflikti verbal mes tyre ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Në vendngjarje, efektivët e policisë kanë gjetur një gëzhojë, e cila dyshohet se i përket armës së përdorur nga autori. Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 6 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me 83.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI