Flash

Kërcënimet e Iranit, Greqia i ofron mbrojtje Bullgarisë me sistemin antiraketor

Lapsi.al 6 March 2026
Kërcënimet e Iranit, Greqia i ofron mbrojtje Bullgarisë me

Greqia do të ndihmojë edhe Bullgarinë në mbrojtjen antibalistike ndaj një kërcënimi të mundshëm nga Irani. Njoftimin e ka bërë ministri grek i Mbrojtjes, pas një bisede telefonike me homologun bullgar Atanas Zapryanov. Sipas vendimit të qeverisë greke, një bateri raketash Patriot do të zhvendoset në Greqinë veriore për të ofruar mbrojtje antibalistike për Bullgarinë.

Gjithashtu, dy avionë luftarakë F-16 do të vendosen në një bazë ajrore në veri të vendit për të forcuar mbrojtjen ajrore të rajonit. Dy oficerë të lartë të Forcave Ajrore greke do të dërgohen në qendrën operative të ushtrisë bullgare në Sofje, ndërsa Dendias pritet të vizitojë gjithashtu Bullgarinë për bisedime me homologun e tij.

Masat lidhen me zhvillimet e fundit në Iran dhe Lindjen e Mesme, ndërsa Athina thekson gatishmërinë për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ndërkohë, ministria e Jashtme greke hodhi poshtë pretendimet e Turqisë për demilitarizimin e ishujve të Egjeut duke i cilësuar ato si të pabazuara, pas shqetësimeve të Ankarasë në dërgimin e raketave Patriot në ishullin Karpathos në kuadrin e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Sipas diplomacisë greke, mbrojtja e vendit është e panegociueshme, sidomos në një periudhë tensioni dhe pasigurie në rajon.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI