Flash

Albin Kurti: Jo zgjedhje të reja, pa e thënë fjalën Kushtetuesja

Lapsi.al 6 March 2026
Albin Kurti: Jo zgjedhje të reja, pa e thënë fjalën

Është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e saj, nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovë, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit deri më 5 mars.

Në arsyetimin e tij Kurti thekson se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk ka mbërritur në raundin e tretë, që do të çonte në zgjedhje të reja.

“Ky proces nuk arriti ta konsumojë as rundin e parë, pasi munguan të gjitha deputetët e partive opozitare dhe partia e cila vazhdon të dirigjohet nga Beogradi. Të gjithë e keni parë mbrëmë pamjen e seancës, kush ishte në qendër, kush nuk ishte në qendër nuk ishte sepse nuk erdhi. Asnjë deputet që mungoi nuk ka njoftuar kryetaren për arsyen e mungesës, prandaj është lënda në Kushtetuese. Është detyrë e deputetëve ta kryejnë detyrën e tyre për siç i ka zgjedhur populli, të vijnë në vendin e tyre të punës dhe aty të marrin pjesë dhe të votojnë. Ndodhemi në një situatë kur unë nuk besoj që mund të flasim për zgjedhje pa e thënë fjalën e fundit Kushtetuesja. Ata kanë një materie që duhet ta analizojnë. Duhet të ketë dështim në raundin e tretë që të shpërndahet kuvendi dhe të përgatitemi për zgjedhjet e reja”, u shpreh Kurti.

Sipas tij zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje dhe do të kushtonin 10 milionë euro.

“Nuk besoj që zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje e re përkundrazi do vazhdojë të ketë agoni legjislative që është e panevojshme dhe së paku zgjedhjet do të kushtojnë 10 milionë euro”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI