Flash

Marrëveshje milionëshe: Netflix blen startup-in e Ben Affleck

Lapsi.al 5 March 2026
Marrëveshje milionëshe: Netflix blen startup-in e Ben Affleck

Ben Affleck ka shitur startup-in e tij teknologjik të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, InterPositive, te Netflix. Blerja, sipas një njoftimi të publikuar nga platforma më 5 mars, tregon se kompania po “investon në inovacionin e udhëhequr nga krijuesit që i mban regjisorët dhe autorët në qendër të procesit”.

Fituesi i çmimit Academy Awards do të shërbejë si këshilltar i lartë. Sipas Variety, InterPositive përbëhet nga 16 inxhinierë, studiues dhe krijues që do t’i bashkohen Netflix-it, duke përdorur teknologjinë e zhvilluar prej tyre për të ndihmuar në procesin e post-produksionit të projekteve të platformës.

“Në vitin 2022 kalova shumë kohë duke vëzhguar rritjen e hershme të inteligjencës artificiale në prodhim,” tha Affleck në një deklaratë. “Që artistët t’i përdorin këto mjete për të treguar historitë të cilave u kushtojmë jetën, ato duhet të ndërtohen posaçërisht për të përfaqësuar dhe mbrojtur të gjitha cilësitë që e bëjnë një histori të madhe.”

Affleck shpjegoi se InterPositive u themelua sepse ai “ndjente përgjegjësi ndaj kolegëve dhe industrisë për të mbrojtur fuqinë e krijimtarisë njerëzore dhe njerëzit që qëndrojnë pas saj”. Kompania trajnoi modele të inteligjencës artificiale të fokusuara te teknikat e realizimit të filmave — jo te performancat e aktorëve — duke krijuar mjete që artistët mund t’i përdorin, kontrollojnë dhe përfitojnë prej tyre.

Në një video të publikuar nga Netflix, Affleck bisedon me drejtoreshën e përmbajtjes Bela Bajaria dhe drejtoreshën e teknologjisë Elizabeth Stone. Ai tregoi se versionet e para të videove të krijuara me inteligjencë artificiale e kishin frikësuar, por më vonë kuptoi se shumë prej tyre “shpesh nuk funksiononin siç duhet”.

Sipas Affleck, me teknologjinë e InterPositive, filmi duhet të krijohet fillimisht në mënyrë tradicionale dhe më pas ndërtohet modeli i inteligjencës artificiale mbi të. “Pasi ta bëni këtë, modeli është i juaji dhe ju e kontrolloni atë,” shpjegoi ai.

Lajmi vjen pasi Affleck dhe bashkëpunëtori i tij i hershëm Matt Damon nënshkruan një marrëveshje të veçantë me Netflix për filmin aksion The Rip, i cili u publikua në platformë në janar. Sipas The New York Times, rreth 1,200 persona që punuan në prodhimin e filmit do të marrin një bonus nëse projekti rezulton i suksesshëm në platformë — një praktikë e rrallë për Netflix, që zakonisht paguan vetëm një tarifë paraprake për kastin dhe stafin.

Të këshilluara

Arrestohet Britney Spears

Britney Spears është arrestuar së fundmi për drejtim të makinës nën ndikimin e alkoolit. Këngëtarja e hitit “Oops!... I Did It Again”, ...

18:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI