Flash

Dështimi i zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, LVV e çon çështjen në Kushtetuese

Lapsi.al 5 March 2026
Dështimi i zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, LVV e

Ka dështuar seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, ku do të votohej për Presidentin e Kosovës. Kjo për shkak se nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të kreut të shtetit.

Në sallë ishin të pranishëm 66 deputetë kur sipas Kushtetutës duhet që të pranishëm të ishin 80 deputetë. Opozita e bojkotoi seancën. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se deputetët ishin të detyruar të qëndronin në sallë. 

Për këtë arsye, pas dështimit të seancës, Vetëvendosje e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Lajmin e dha kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. 

"Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.

Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu" - thuhet në njoftimin e Haxhiut. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI