Flash

Lamar Odom thyen heshtjen: “Isha pranë vdekjes”

Lapsi.al 4 March 2026
Lamar Odom thyen heshtjen: “Isha pranë vdekjes”

Ish-basketbollisti i NBA-së, Lamar Odom, i cili përjetoi vështirësi të mëdha personale gjatë karrierës së tij, rikthehet në qendër të vëmendjes me dokumentarin e ri “The Death & Life of Lamar Odom”, që pritet të shfaqet më 31 mars 2026.

46-vjeçari flet hapur për mbidozën që pësoi në vitin 2015 dhe për pasojat e rënda shëndetësore. “Kam pësuar 12 goditje në tru dhe gjashtë atake kardiake. Kjo nuk është diçka e zakonshme,” shprehet ai në trailerin e publikuar.

Odom tregon se jetonte një stil jete “si rockstar”, mes festave dhe abuzimit me alkoolin e drogën. Në dokumentar përfshihet edhe dëshmia e ish-bashkëshortes së tij, Khloe Kardashian, e cila rrëfen periudhën e errët që përjetoi gjatë kohës kur Odom luante me Los Angeles Lakers.

Çifti u martua në vitin 2009 dhe u nda në 2013. Kardashian kujton se ish-bashkëshorti i saj arratisej nga qendrat e rehabilitimit për të vazhduar përdorimin e drogës në festa. “Askush nuk mund ta gjente… Ndihesha sikur kisha përgjegjësi ta mbuloja dhe ta mbroja,” shprehet ajo.

Në dokumentar, Odom pranon hapur varësinë e tij: “Goditja e parë e kokainës ishte e jashtëzakonshme… ishte si të hapje një kasafortë që nuk mund ta kontrolloja.” Ai shton se shpesh kalonte net të tëra në festa dhe nuk dëshironte të ndalonte.

Së fundmi, ish-lojtari i Lakers u arrestua më 17 janar 2026 për drejtim mjeti në gjendje të dehur (DUI) dhe iu rikthye rehabilitimit. Agjenti i tij bëri të ditur se Odom do t’i nënshtrohet trajtimit për përdorimin e marijuanës, me qëllim që të shmangë rikthimin te substanca më të forta.

“Pas një incidenti të fundit, ai vendosi të reflektojë dhe të përballet me faktorët që e shtyjnë drejt varësisë,” thuhet në deklaratë. Sipas përfaqësuesve të tij, Odom po merr përgjegjësi të plotë dhe është i vendosur të fokusohet në shëndetin dhe mirëqenien e tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI