Flash

Pezullohen inspektorët që nxorrën pistoletat në ambjentet e IKMT

Lapsi.al 3 March 2026
Pezullohen inspektorët që nxorrën pistoletat në ambjentet e

Inspektoriati i Përgjithshëm ka reaguar pas raportimeve ku në ambientet e IKMT, është dhunuar drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.

"Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Pas ngjarjes së ndodhur, Inspektorati i Përgjithshëm ka marrë menjëherë masat administrative dhe ligjore ndaj personave të përfshirë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga IKMT, strukturat përgjegjëse të Inspektoratit të Përgjithshëm kanë nisur verifikimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie.

Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut.

Inspektorati i Përgjithshëm do të vijojë të informojë publikun dhe mediat mbi ecurinë e procedurave", thuhet ne deklaraten e tyre per shtyp.

Fatmir Meta është sulmuar nga Klesti Çela, së bashku me tre persona të tjerë.

Sipas burimeve mediatike ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve, konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave.

Pas debatit fillestar, një ditë më pas, situata ka degraduar në dhunë fizike me tyta pistolete, brenda ambienteve të institucionit

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI