Flash

Kush është lideri i ri i Iranit/ Lidhjet me Gardën dhe pasuritë e fshehta në Perëndim

Lapsi.al 3 March 2026
Kush është lideri i ri i Iranit/ Lidhjet me Gardën dhe

Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit është Mojtaba Khamenei, një klerik shiit 56-vjeçar, djali i dytë i Ali Khameneit, udhëheqësit historik të vrarë në bombardimet amerikane dhe izraelite në Teheran.

Sipas “Iran International”, një media iraniane në mërgim me seli në Londër, emërimi u bë nga Asambleja e Ekspertëve nën një presion të fortë nga Garda Revolucionare. Ai ishte konsideruar prej kohësh djali më me ndikim i Khameneit dhe një pasardhës i mundshëm i babait të tij.

Lindja, arsimi dhe ndikimi te regjimi

Djali i dytë i Ali Khameneit, Mojtaba, lindi më 8 shtator 1969. Ai kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij në qytetet Sardasht dhe Mahabad, në Iranin veriperëndimor, ku mori arsimin e tij të hershëm. Ai shërbeu në luftën Iran-Irak nga viti 1987 deri në vitin 1988 dhe në vitin 1999. Pas diplomimit, ai studioi teologji, duke u transferuar në Qom për t'u bërë klerik.

I konsideruar me shumë ndikim, ai krenohet për lidhjet e forta me Gardën Revolucionare dhe forcën vullnetare paramilitare “Basij”. Pas vdekjes së babait të tij, ai u caktua si pasardhës i tij nga Asambleja e Ekspertëve, duket se nën presionin e Gardës Revolucionare.

Mojtaba mbështeti Mahmoud Ahmadinejad në zgjedhjet presidenciale të diskutueshme të viteve 2005 dhe 2009, dhe raportet e mediave sugjerojnë se ai mund të ketë luajtur një rol kyç në orkestrimin e fitores së tij zgjedhore në vitin 2009.

Çfarë është Asambleja e Ekspertëve?

Asambleja e Ekspertëve është një komitet prej 88 anëtarësh i ngarkuar me emërimin e Udhëheqësit të ri Suprem. Grupi përfshin klerikë shiitë të zgjedhur nga populli çdo 8 vjet. Emërimet e kandidatëve miratohen nga Këshilli i Gardës, organi mbikëqyrës kushtetues i Iranit. Ky organ është i njohur për përjashtimin e kandidatëve në disa zgjedhje iraniane.

Një figurë kontroverse

Will Mojtaba Khamenei's Transition Alter Power Dynamics in Tehran? - NIICE  NEPAL

Mojtaba është gjithashtu një figurë kontroverse për zotërimet e supozuara të pasurive të patundshme në Perëndim, për të cilat ai u përfol në një investigim të kohëve të fundit të “Bloomberg”. Sipas raportimeve të “The Guardian” dhe “Libération”, djali i dytë i Khameneit kontrollon burime të konsiderueshme financiare. Kjo akuzë është mohuar fuqimisht nga Asambleja e Forcave të Linjës së Imamit, një grup politik iranian i udhëhequr nga xhaxhai i tij, Hadi Khamenei.

Një emërim i rrezikshëm

Mojtaba nuk është një klerik i lartë dhe nuk ka mbajtur asnjë rol zyrtar në regjim deri më sot. Për më tepër, sipas analistëve, trashëgimia baba-bir në përgjithësi nuk shihet me sy të mirë brenda establishmentit klerikal shiit.

Disa madje e konsiderojnë kalimin e stafetës nga babai te djali si jo-islamik dhe në përputhje me krijimin e një dinastie të re fetare, pas rënies në vitin 1979 të qeverisë së mbështetur nga SHBA-ja të Shah Mohammed Reza Pahlavi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI