Flash

Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me urgjencë në spital

Lapsi.al 3 March 2026
Gjirokastër, punëtori bie nga lartësia, dërgohet me

Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku një punonjës i shërbimeve publike ka rënë nga lartësia e një godine private, duke pësuar dëmtime të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi me inicialet D. K., punonjës i shërbimeve publike, ka qenë duke punuar së bashku me kolegët për pastrimin e një godine private. Gjatë punës, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të tretë të ndërtesës. Si pasojë e rënies, punëtori është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, është kryer transportimi urgjent me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor. Pritet reagimi zyrtar i policisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI