Flash

Zendaya dhe Tom Holland martohen në fshehtësi?

Lapsi.al 2 March 2026
Zendaya dhe Tom Holland martohen në fshehtësi?

Aktorët e njohur Zendaya dhe Tom Holland dyshohet se janë martuar në fshehtësi. Lajmi u zbulua nga stilisti i Zendaya-s, Law Roach, gjatë një interviste në tapetin e kuq të SAG Actor Awards 2026.

“Dasma ka ndodhur tashmë. E humbët,” u shpreh ai për Access Hollywood, duke shtuar: “Është shumë e vërtetë.”

Thashethemet për një martesë sekrete nisën muajin e kaluar, pasi Zendaya u fotografua me një unazë të thjeshtë ari në gishtin e majtë, në vend të unazës me diamant 5-karatësh që kishte veshur më parë.

Çifti kishte ndezur më herët edhe spekulime për fejesë, kur aktorja u shfaq me një unazë diamanti në tapetin e kuq të Golden Globe Awards në vitin 2025.

Sipas burimeve pranë tyre, Holland i propozoi Zendaya-s mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2024. Thuhet gjithashtu se aktori kishte kërkuar më parë lejen e prindërve të saj, Kazembe Ajamu Coleman dhe Claire Stoermer.

Zendaya dhe Holland u lidhën romantikisht për herë të parë në vitin 2017, por e bënë publike marrëdhënien e tyre vetëm në 2021. Gjatë gjithë këtyre viteve, ata kanë qenë shumë të rezervuar për jetën private.

Verën e kaluar, Law Roach kishte deklaruar se çifti ende nuk kishte nisur planifikimin e dasmës për shkak të angazhimeve të shumta të aktores, duke thënë me shaka: “Kemi kohë. Shumë kohë.”

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI