Flash

“Nuk është Jim Carrey!” – Fansat reagojnë pas videos virale

Lapsi.al 2 March 2026
“Nuk është Jim Carrey!” – Fansat reagojnë pas

Jim Carrey ka ngritur pikëpyetje mes fansave pasi u shfaq në një intervistë të rrallë në tapetin e kuq të çmimeve franceze të filmit, duke bërë që disa  të aludojnë për një imitues.

Aktori u nderua me çmimin për arritje jetësore César d’honneur në edicionin e 51-të të César Awards në Paris. Gjatë fjalimit të tij emocionues, Carrey nderoi të atin dhe foli tërësisht në frëngjisht, duke bërë shaka në fund: “Si ishte frëngjishtja ime? Pothuajse mesatare, apo jo?”

Megjithatë, një video e tij në tapetin e kuq pas ceremonisë u bë virale në rrjetet sociale. I veshur me smoking të zi dhe me flokë të gjatë të zinj, aktori i The Mask u duk ndryshe për disa ndjekës, të cilët ngritën dyshime për operacione plastike apo edhe teori konspirative se “nuk është ai i vërteti”.

“Lëreni rehat,” shkroi një fans, ndërsa të tjerë e mbrojtën duke thënë se dukej njësoj si në paraqitjen e tij të fundit publike në ceremoninë e Rock and Roll Hall of Fame Induction Ceremony në nëntor.

Sipas burimeve për The Sun, Carrey është tërhequr pothuajse plotësisht nga jeta publike dhe kalon shumicën e kohës në ishullin Maui, në Hawaii, ku zotëron një shtëpi buzë detit. Ai thuhet se refuzon 3-4 oferta filmash në vit, pavarësisht pagesave të majme.

Tërheqja e tij nga industria erdhi pas vdekjes tragjike të ish-partneres së tij, Cathriona White, në vitin 2015. Aktori mohoi çdo akuzë dhe u shpall i pafajshëm në çështjen gjyqësore për vdekje të padrejtë, por imazhi i tij publik u ndikua ndjeshëm.

Projektet e tij të fundit përfshijnë paraqitjet në filmat e serisë Sonic the Hedgehog, ku luajti rolin e antagonistit kryesor. Vetë Carrey ka pranuar më parë se vendimi për t’u rikthyer ishte i motivuar financiarisht.

Burime pranë aktorit thonë se ai ndihet i “lodhur” nga industria dhe nuk e sheh më veten në filma, përveçse nëse do të kishte nevojë urgjente për para.

“Industria e lodhi. Ai ka gjetur balancën tani dhe është i lumtur,” citohet të ketë thënë një burim i afërt me të.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI