Flash

Harry Kane, "mbreti" i sulmuesve: në moshën 32-vjeçare shkon drejt Këpucës së Artë

Lapsi.al 2 March 2026
Harry Kane, "mbreti" i sulmuesve: në moshën

Shpesh e harrojmë, të humbur pas fuqisë së Haaland apo shpejtësisë së Mbappé. Megjithatë Harry Kane vazhdon të dominojë futbollin europian, duke bërë të lumtur tifozët e Bayern Munich dhe trajnerin e tij, Tuchel, gjermanin e “huazuar” në pankinën e Anglisë. Një përzgjedhës që, ndër të tjera, pati mundësinë të shijojë fundjavën edhe mrekullinë e portierit të tij Pickford, i cili në Newcastle-Everton hoqi nga trekëndëshi një “silurë” të Tonalit, duke u bërë protagonist i asaj që, logjikisht, do të shpallet pritja e vitit.

Kane realizoi dygolëshin e radhës në përballjen direkte me Borussia Dortmund, që praktikisht mbylli Bundesligën. Në total, me Bayern, ai ka shënuar tashmë plot 45 gola që nga fillimi i sezonit. Nuk është një sinjal i mirë për Atalantën, kundërshtaren e radhës të bavarezëve dhe të vetmen italiane të mbetur në Champions. Palladino do të duhet të shpikë diçka për të mos e lënë në klasiken një kundër një që parashikon loja e tij, edhe sepse rreth tij ka lojtarë si Olise, Musiala apo Luis Diaz (dhe jo vetëm), që meritojnë po aq vëmendje.

Lexo më tej: Lennart Karl ëndërron Realin, Bayern e fal: “Një 17-vjeçar mund të gabojë”

Sulmuesi anglez kryeson edhe renditjen e Këpucës së Artë, një çmim që mund të mos vlejë shumë, por që thotë shumë. Ai paraprin Mbappé dhe Haaland, ndërsa futbolli italian ka vetëm një përfaqësues, Lautaro Martinez, në njëzet pozicionet e para. Kane është 32 vjeç, por nuk ndalon së bëri mirë punën e tij. Pavarësisht morisë së çmimeve individuale në vitrinë, mund të krenohet vetëm me dy trofe skuadre: kampionatin dhe Superkupën gjermane, të dyja të vitit 2025. Thjesht për ta bërë të qartë, sepse fatkeqësisht është gjithmonë e nevojshme të theksohet e dukshmja, që futbolli është sport kolektiv.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI