Flash

FOTO/ Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në aksident në Itali

Lapsi.al 2 March 2026
FOTO/ Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në aksident në

Dy të rinj nga Kosova humbën jetën të premten pasdite në autostradën A4 drejt Triestes në Itali. Ata po udhëtonin me makinë, me shumë gjasa duke u drejtuar drejt kufirit slloven, kur u përplasën me shpejtësi të lartë me një kamion që transportonte mallra. Frenimi i menjëhershëm i mjetit të rëndë mund të ketë qenë shkaku i përplasjes.

Dukshmëria në zonë kishte qenë e pakët për shkak të mjegullës së dendur, por atë pasdite ishte më e mirë. Mediat italiane shkruajnë se përplasja ka qenë e fortë duke bërë që makina e viktimave të shtypet nën rimorkion e kamionit. Dy personat humbën jetën pothuajse menjëherë.

Shtetasit kosovarë janë identifikuar si Fidan Peci, 27 vjeç dhe Ardian Avdyli 21 vjeç. Ata po udhëtonin në një Volkswagen Golf me targa polake. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, nuk mund të bëhej asgjë për dy të rinjtë nga Mitrovica. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI