Flash

Çanta e dyshimtë te 15-katëshi/ Policia: Ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi

Lapsi.al 2 March 2026
Çanta e dyshimtë te 15-katëshi/ Policia: Ishte harruar nga disa

Policia ka bërë një deklaratë pas gjetjes së një çante të dyshimtë pranë 15-katshit. Në njoftim thuhet se nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se ajo ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi.

Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

"Më datë 02.03.2026, rreth orës 18:30, është njoftuar Salla operative se në rrugën “Bardhok Biba”, në trotuar, ndodhej një valixhe e dyshimtë.

Shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere. Pas verifikimeve dhe hapjes së valixhes, është konstatuar se brenda saj ndodheshin vegla ndërtimi.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se valixhja ishte harruar nga disa punonjës ndërtimi" - thuhet në njoftim. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI